نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
643 | 4 | 150 | إن الذين يكفرون بالله ورسله ويريدون أن يفرقوا بين الله ورسله ويقولون نؤمن ببعض ونكفر ببعض ويريدون أن يتخذوا بين ذلك سبيلا |
| | | Ata të cilët mohojnë All-llahun dhe të dërguarit e Tij dhe ata që dëshirojnë të bëjnë dallim ndërmjet All-llahut dhe të dërguarve të Tij, duke thënë: “Disave u besojmë e disa i mohojmë”, dhe dëshirojnë që ndërmjet tyre të marrin farë qëndrimi, |
|
644 | 4 | 151 | أولئك هم الكافرون حقا وأعتدنا للكافرين عذابا مهينا |
| | | Ata janë, me të vërtetë, mosbesimtarë të plotë, kurse Ne mosbesimtarëve u kemi përgatitur vuajtje të turpshme. |
|
645 | 4 | 152 | والذين آمنوا بالله ورسله ولم يفرقوا بين أحد منهم أولئك سوف يؤتيهم أجورهم وكان الله غفورا رحيما |
| | | Ndërkaq ata që i besojnë All-llahut dhe të dërguarve të Tij, pa e dalluar asnjërn prej tyre, atyre me siguri do t’u jipet shpërblim, se All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm. |
|
646 | 4 | 153 | يسألك أهل الكتاب أن تنزل عليهم كتابا من السماء فقد سألوا موسى أكبر من ذلك فقالوا أرنا الله جهرة فأخذتهم الصاعقة بظلمهم ثم اتخذوا العجل من بعد ما جاءتهم البينات فعفونا عن ذلك وآتينا موسى سلطانا مبينا |
| | | Pasardhësit e Librit kërkojnë prej teje që nga qielli t’u zbresish Librin. Nga Musa, madje, patën kërkuar më shumë se kaq, kur i thanë: “Na e trego haptazi All-llahun”! Prandaj, për shkak të pashpirtësisë së tyre, i shitoi rrufeja. Pastaj, pasi u erdhën argumente të qarta, ata morën viçin (për zot), por edhe këtu ua falëm, ndërsa Musaut i dhamë haptazi pushtet, |
|
647 | 4 | 154 | ورفعنا فوقهم الطور بميثاقهم وقلنا لهم ادخلوا الباب سجدا وقلنا لهم لا تعدوا في السبت وأخذنا منهم ميثاقا غليظا |
| | | Dhe përmbi ata ngritëm malin Tur, për shkak të besës së tyre, dhe Ne u thamë: “Hyni në portë kokëulur!” dhe prapë u thamë: “Mos gaboni për të shtunën”! dhe nga ata morëm premtim të fortë. |
|
648 | 4 | 155 | فبما نقضهم ميثاقهم وكفرهم بآيات الله وقتلهم الأنبياء بغير حق وقولهم قلوبنا غلف بل طبع الله عليها بكفرهم فلا يؤمنون إلا قليلا |
| | | Por për shkak të thyerjes së premtimit të vet dhe mohimit të argumenteve të All-llahut, dhe mbytjes së profetëve pa asnjëfarë faji, dhe të deklarimit të tyre “Zemrat tona janë të mbyllura” – All-llahu atyre ua ka vulosur (zemrat) me mosbesimin e tyre, prandaj vetëm pak sish besuan, |
|
649 | 4 | 156 | وبكفرهم وقولهم على مريم بهتانا عظيما |
| | | Dhe për shkak të mosbesimit të tyre dhe deklaratave të rënda shpifëse kundër Merjemes, |
|
650 | 4 | 157 | وقولهم إنا قتلنا المسيح عيسى ابن مريم رسول الله وما قتلوه وما صلبوه ولكن شبه لهم وإن الذين اختلفوا فيه لفي شك منه ما لهم به من علم إلا اتباع الظن وما قتلوه يقينا |
| | | Si edhe të deklarimit të tyre: “Me të vërtetë ne e vramë Mesihin, Isaun, të birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut” edhe pse as e kanë vrarë, as e kanë gozhduar, por ashtu u është dukur. Ata të cilët ndan mendimin lidhur me këtë, ishin në dyshim për këtë; për këtë nuk kanë ditur kurrgjë të sigurt, vetëm sipas hamendjes (flisnin), ndërkaq është shumë e sigurt se atë nuk e kanë vrarë, |
|
651 | 4 | 158 | بل رفعه الله إليه وكان الله عزيزا حكيما |
| | | Por All-llahu e ngriti te vetja, se All-llahu është shumë i urtë dhe i fuqishëm. |
|
652 | 4 | 159 | وإن من أهل الكتاب إلا ليؤمنن به قبل موته ويوم القيامة يكون عليهم شهيدا |
| | | Dhe nuk ka asnjë pasues Libri, i cili, para se të vdesë, nuk do të besojë në të ashtu si duhet, e në ditën e gjykimit ai do të dëshmojë kundër tyre. |
|