نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4572 | 47 | 27 | فكيف إذا توفتهم الملائكة يضربون وجوههم وأدبارهم |
| | | E, (çka do të bëjnë) ata, kur engjëjt do t’u marrin shpirtin atyre, duke i rrahur ata nëpër fytyrat dhe shpindët e tyre. |
|
4573 | 47 | 28 | ذلك بأنهم اتبعوا ما أسخط الله وكرهوا رضوانه فأحبط أعمالهم |
| | | Kjo (mënyrë e vdekjes) është, ngase ata, pasuan atë që shkakton pezmin e Perëndisë dhe që urrenin kënaqësinë e Tij; e Ai, ua ka shkatërruar veprat e tyre. |
|
4574 | 47 | 29 | أم حسب الذين في قلوبهم مرض أن لن يخرج الله أضغانهم |
| | | Vallë, a mendojnë ata me zemra të sëmura – se, Perëndia nuk do t’ua qet në shesh urrejtjen e tyre? |
|
4575 | 47 | 30 | ولو نشاء لأريناكهم فلعرفتهم بسيماهم ولتعرفنهم في لحن القول والله يعلم أعمالكم |
| | | E, sikur të donim, Ne do t’i tregonim ty ata, e ti me siguri, do t’i njihje ata, sipas shenjave të tyre (të fytyrës). Por, ti do t’i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre, e Perëndia i di veprat tuaja. |
|
4576 | 47 | 31 | ولنبلونكم حتى نعلم المجاهدين منكم والصابرين ونبلو أخباركم |
| | | Ne do t’ju vëmë në sprovë juve, përderisa t’i njohim në thelb ata të cilët prej jush luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë (mundimin), si dhe për t’i vërtetuar lajmet për veprat tuaja. |
|
4577 | 47 | 32 | إن الذين كفروا وصدوا عن سبيل الله وشاقوا الرسول من بعد ما تبين لهم الهدى لن يضروا الله شيئا وسيحبط أعمالهم |
| | | Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe i pengojnë (të tjerët) nga rruga e Perëndisë dhe kundërshtojnë Pejgamberin, pasi që atyre u është shpjeguar qartë rruga e drejtë, nuk do t’i sjellin (me këtë) Perëndisë kurrfarë dëmi, e Ai do t’ua zhdukë veprat e tyre. |
|
4578 | 47 | 33 | يا أيها الذين آمنوا أطيعوا الله وأطيعوا الرسول ولا تبطلوا أعمالكم |
| | | O ju që keni besuar! Përuljuni Perëndisë dhe përuljni Pejgamberit (të Tij) dhe mos i prishni veprat tuaja! |
|
4579 | 47 | 34 | إن الذين كفروا وصدوا عن سبيل الله ثم ماتوا وهم كفار فلن يغفر الله لهم |
| | | Me të vërtetë, ata që nuk besojnë e vdesin si mohues, Perëndia, kurrsesi, nuk do t’i falë ata. |
|
4580 | 47 | 35 | فلا تهنوا وتدعوا إلى السلم وأنتم الأعلون والله معكم ولن يتركم أعمالكم |
| | | Dhe, mos u bëni qyqarë dhe mos afroni paqë duke qenë ju më të fuqishëm, sepse Perëndia është me ju (në ndihmë tuaj), Ai nuk ua pakëson shpërblimin e veprave tuaja. |
|
4581 | 47 | 36 | إنما الحياة الدنيا لعب ولهو وإن تؤمنوا وتتقوا يؤتكم أجوركم ولا يسألكم أموالكم |
| | | Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, pos lojë dhe zbavitje, e nëse besoni dhe ruheni (prej të këqiave), Ai do t’ju shpërblejë juve dhe nuk do të kërkojë prej jush (tërë) pasurinë tuaj. |
|