نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
71 | 2 | 64 | ثم توليتم من بعد ذلك فلولا فضل الله عليكم ورحمته لكنتم من الخاسرين |
| | | E pas asaj (besës) ju më vonë ia kthyet shpinën e po të mos ishte mirësia dhe mëshira e All-llahut ndaj jush, ju do të ishit prej të dëshpruarve (në të dy jetërat). |
|
72 | 2 | 65 | ولقد علمتم الذين اعتدوا منكم في السبت فقلنا لهم كونوا قردة خاسئين |
| | | Ju tanimë e keni të njohur çështjen e atyre nga mesi juaj që nuk respektuan (urdhërin) në të shtunën, e Ne u thamë: Shndërrohuni në majmunë të përbuzur! |
|
73 | 2 | 66 | فجعلناها نكالا لما بين يديها وما خلفها وموعظة للمتقين |
| | | Atë (shndërrimin e tyre) e bëmë masë ndëshkuese për ata që e përjetuan (me sy) dhe për të pastajshmit, por edhe si këshillë për të devotshmit. |
|
74 | 2 | 67 | وإذ قال موسى لقومه إن الله يأمركم أن تذبحوا بقرة قالوا أتتخذنا هزوا قال أعوذ بالله أن أكون من الجاهلين |
| | | (Përkutjoni) Edhe kur Musai popullit të vet i tha: “All-llahu ju urdhëron ta therrni një lopë! Ata thanë: “A bën tallje me ne?” Ai tha: “All-llahut i mbështetem të më ruaj e të mos bëhem nga injorantët!” |
|
75 | 2 | 68 | قالوا ادع لنا ربك يبين لنا ما هي قال إنه يقول إنها بقرة لا فارض ولا بكر عوان بين ذلك فافعلوا ما تؤمرون |
| | | Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë është ajo? Ai tha: “Ai thotë se ajo është një lopë as e vjetër (e moshuar) as e re (mëshqerë), është e mesme, zbatoni pra atë që urdhëroheni!” |
|
76 | 2 | 69 | قالوا ادع لنا ربك يبين لنا ما لونها قال إنه يقول إنها بقرة صفراء فاقع لونها تسر الناظرين |
| | | Ata thanë: “Lute Zotin tënd për ne që të na sqarojë çfarë është ngjyra e saj? A tha: “Ai thotë se ajo është një lopë e verdhë, ngjyra e saj është e fortë që kënaqë shikuesit”. |
|
77 | 2 | 70 | قالوا ادع لنا ربك يبين لنا ما هي إن البقر تشابه علينا وإنا إن شاء الله لمهتدون |
| | | Ata thanë: “Lute Zotin tëndë për ne që të na sqarojë çfarë është ajo, se lopët na janë përzier (janë bërë të ngjashme) e ne do të gjejmë të vërtetën në dashtë All-llahu! |
|
78 | 2 | 71 | قال إنه يقول إنها بقرة لا ذلول تثير الأرض ولا تسقي الحرث مسلمة لا شية فيها قالوا الآن جئت بالحق فذبحوها وما كادوا يفعلون |
| | | Ai tha: “Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!” Ata thanë: “E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën. |
|
79 | 2 | 72 | وإذ قتلتم نفسا فادارأتم فيها والله مخرج ما كنتم تكتمون |
| | | (Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë. |
|
80 | 2 | 73 | فقلنا اضربوه ببعضها كذلك يحيي الله الموتى ويريكم آياته لعلكم تعقلون |
| | | E ne u thamë: “Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur)!” Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni. |
|