نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3509 | 32 | 6 | ذلك عالم الغيب والشهادة العزيز الرحيم |
| | | Ai është dijtës i gjërave të padukshme dhe të dukshme, i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues, |
|
3510 | 32 | 7 | الذي أحسن كل شيء خلقه وبدأ خلق الإنسان من طين |
| | | i cili e ka bërë të mirë çdo gjë që ka krijuar dhe ka filluar krijimin e njeriut prej balte, |
|
3511 | 32 | 8 | ثم جعل نسله من سلالة من ماء مهين |
| | | (e) pastaj, ka bërë që pasardhësit e tij të krijohen prej një rrjedhje të dobët të ujit (spermës), |
|
3512 | 32 | 9 | ثم سواه ونفخ فيه من روحه وجعل لكم السمع والأبصار والأفئدة قليلا ما تشكرون |
| | | pastaj, e ka krijuar atë (njeriun) dhe i ka dhënë gjallëri, me frymëzimin e Tij. Ai ju ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe të menduarit, - e sa pak prej jush që jeni mirënjohës. |
|
3513 | 32 | 10 | وقالوا أإذا ضللنا في الأرض أإنا لفي خلق جديد بل هم بلقاء ربهم كافرون |
| | | Dhe ata thonë: “E, vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Dhe ata, nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre. |
|
3514 | 32 | 11 | قل يتوفاكم ملك الموت الذي وكل بكم ثم إلى ربكم ترجعون |
| | | Thuaju: “Do t’jua merr shpirtin engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. |
|
3515 | 32 | 12 | ولو ترى إذ المجرمون ناكسو رءوسهم عند ربهم ربنا أبصرنا وسمعنا فارجعنا نعمل صالحا إنا موقنون |
| | | E, sikur t’i shohësh mëkatarët se si para Zotit të tyre kokëulur thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena që të punojmë vepra të mira! Na, me të vërtetë, me ngulmëri besojmë!” |
|
3516 | 32 | 13 | ولو شئنا لآتينا كل نفس هداها ولكن حق القول مني لأملأن جهنم من الجنة والناس أجمعين |
| | | E, sikur Ne të donim, do t’ia jepnim çdo personi udhëzimin e tij, por kjo është fjala Ime e vërtetë: “Me të vërtetë, do ta mbush xhehennemin me xhindë dhe njerëz bashkërisht!” |
|
3517 | 32 | 14 | فذوقوا بما نسيتم لقاء يومكم هذا إنا نسيناكم وذوقوا عذاب الخلد بما كنتم تعملون |
| | | E, shijoni (dënimin), ngase e keni harruar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur – dhe shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni punuar. |
|
3518 | 32 | 15 | إنما يؤمن بآياتنا الذين إذا ذكروا بها خروا سجدا وسبحوا بحمد ربهم وهم لا يستكبرون |
| | | Ajetet Tona i besojnë vetëm ata të cilët kur të këshillohen me to, bijnë në sexhde, dhe të cilët, e madhërojnë Zotin e tyre duke iu falenderuar Atij, dhe të cilët, nuk bëhen mendjemëdhenj. |
|