بسم الله الرحمن الرحيم

نتائج البحث: 6236
ترتيب الآيةرقم السورةرقم الآيةالاية
13429107والذين اتخذوا مسجدا ضرارا وكفرا وتفريقا بين المؤمنين وإرصادا لمن حارب الله ورسوله من قبل وليحلفن إن أردنا إلا الحسنى والله يشهد إنهم لكاذبون
Kurse ata të cilët e ndërtuan xhaminë, për të dëmtuar, për mosbesim edhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke e përgatitur për atë i cili qysh më herët ka luftuar kundër All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri do të bëjnë be “Ne kemi pas dëshiruar vetëm çka është e mirë”, por All-llahu me siguri e dëshmon se ata janë rrenacakë.
13439108لا تقم فيه أبدا لمسجد أسس على التقوى من أول يوم أحق أن تقوم فيه فيه رجال يحبون أن يتطهروا والله يحب المطهرين
Ti kurr mos u fal aty! Xhamia që qysh prej ditës së parë është ngritur për devotshmëri, me të vërtetë meriton më së shumti që aty të kryesh namazin. Në të ka njerëz që dëshirojnë të pastrohen dhe All-llahu i do të pastërtit.
13449109أفمن أسس بنيانه على تقوى من الله ورضوان خير أم من أسس بنيانه على شفا جرف هار فانهار به في نار جهنم والله لا يهدي القوم الظالمين
A është më i mirë, ai i cili themelin e shtëpisë s ëvet e ka vënë nga devotshmëria ndaj All-llahut dhe me dëshirë që t’i bëhet i afërt, apo ai i cili themelin e shtëpisë së vet e ka vënë në buzë të bregut të brejtur nga uji, i cili është shtrembëruar të bjerë bashkë me të në zjarrin e xhehennemit? All-llahu popullin mizor nuk e drejton në rrugë të drejtë.
13459110لا يزال بنيانهم الذي بنوا ريبة في قلوبهم إلا أن تقطع قلوبهم والله عليم حكيم
Ndërtesa që e kanë ngritur ata vazhdimisht do të mbjellë shqetësime në zemrat e tyre, derisa tu pëlcasin zemrat e tyre. Kurse All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë.
13469111إن الله اشترى من المؤمنين أنفسهم وأموالهم بأن لهم الجنة يقاتلون في سبيل الله فيقتلون ويقتلون وعدا عليه حقا في التوراة والإنجيل والقرآن ومن أوفى بعهده من الله فاستبشروا ببيعكم الذي بايعتم به وذلك هو الفوز العظيم
All-llahu ka blerë nga besimtarët shpirtërat dhe pasuritë e tyre me xhennet – ata luftojnë për hirë të All-llahut dhe do të vrasin dhe do të vriten. Ai këtë ua ka premtuar me siguri në Tevratë dhe Inxhil edhe në Kur’an – pra, kush i plotëson premtimet e veta më mirë se All-llahu? Prandaj gëzohuni pazarit që e keni bërë me Te, se ai është shpëtim i madh.
13479112التائبون العابدون الحامدون السائحون الراكعون الساجدون الآمرون بالمعروف والناهون عن المنكر والحافظون لحدود الله وبشر المؤمنين
Ata që pendohen, dhe i falen Atij, dhe lavdërojnë edhe ecin rrugës së mbarë, bëjnë përulje dhe sexhde, dhe urdhërojnë të bëhen vepra të mira, dhe pengojnë nga veprat e këqia dhe i ruajnë normat e All-llahut. Përgëzoji, pra, besimtarët!
13489113ما كان للنبي والذين آمنوا أن يستغفروا للمشركين ولو كانوا أولي قربى من بعد ما تبين لهم أنهم أصحاب الجحيم
Profetit dhe besimtarëve nuk u lejohet të luten për politeistët, edhe n’i paçin të afërt, kur e kanë të qartë se ata janë banorë të zjarrit.
13499114وما كان استغفار إبراهيم لأبيه إلا عن موعدة وعدها إياه فلما تبين له أنه عدو لله تبرأ منه إن إبراهيم لأواه حليم
E që Ibrahimi u lut për babën e vet, ajo ishte vetëm nga shkaku që i pat premtuar vetëm atij, dhe sapo iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, hoqi dorë prej tij. Ibrahimi me të vërtetë ishte shumë i prekshëm dhe i butë.
13509115وما كان الله ليضل قوما بعد إذ هداهم حتى يبين لهم ما يتقون إن الله بكل شيء عليم
All-llahu nuk e humb një popull të cilin e ka udhëzuar para se t’ia sqaroj se prej çka duhet të ruhet. Nuk ka dyshim All-llahu i di mirë të gjitha.
13519116إن الله له ملك السماوات والأرض يحيي ويميت وما لكم من دون الله من ولي ولا نصير
Me të vërtetë All-llahu është ai që mban pushtetin e qiejve dhe të tokës, ngjall dhe vdes, dhe ju përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.


0 ... 124.1 125.1 126.1 127.1 128.1 129.1 130.1 131.1 132.1 133.1 135.1 136.1 137.1 138.1 139.1 140.1 141.1 142.1 143.1 ... 623

إنتاج هذه المادة أخد: 0.02 ثانية


المغرب.كووم © ٢٠٠٩ - ١٤٣٠ © الحـمـد لله الـذي سـخـر لـنا هـذا :: وقف لله تعالى وصدقة جارية

1001134595155611292301230250745151421