نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1300 | 9 | 65 | ولئن سألتهم ليقولن إنما كنا نخوض ونلعب قل أبالله وآياته ورسوله كنتم تستهزئون |
| | | E, nëse i pyet ata (për këtë tallje), do të përgjigjen: “Na vetëm biseduam dhe u argëtuam”. Thuaj: “A mos vallë me Perëndinë, e versetet e Tij dhe Pejgamberin e Tij po talleni?” |
|
1301 | 9 | 66 | لا تعتذروا قد كفرتم بعد إيمانكم إن نعف عن طائفة منكم نعذب طائفة بأنهم كانوا مجرمين |
| | | Mos u arsyetohuni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar. Nëse Ne e falim një grup tuajin, do ta ndëshkojmë grupin tjetër, ngase ishin mëkatarë. |
|
1302 | 9 | 67 | المنافقون والمنافقات بعضهم من بعض يأمرون بالمنكر وينهون عن المعروف ويقبضون أيديهم نسوا الله فنسيهم إن المنافقين هم الفاسقون |
| | | Hipokritët dhe hipokritet janë të ngjashëm me njëri-tjetrin: kërkojnë që të bëhen vepra të këqia e pengojnë të mirat dhe janë duarshtrënguar (koprracë). Ata kanë harruar Perëndinë, por edhe Ai, i harron ata (i la pa dhuratë, si të ishin të harruar). Me të vërtetë, hipokritët janë mëkatarë. |
|
1303 | 9 | 68 | وعد الله المنافقين والمنافقات والكفار نار جهنم خالدين فيها هي حسبهم ولعنهم الله ولهم عذاب مقيم |
| | | Perëndia u ka premtuar hipokritëve, hipokriteve dhe mohuesve – zjarrin e xhehennemit, në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai ju mjafton! Dhe Perëndia i ka mallkuar ata. Për ta ka dënim të vazhdueshëm. |
|
1304 | 9 | 69 | كالذين من قبلكم كانوا أشد منكم قوة وأكثر أموالا وأولادا فاستمتعوا بخلاقهم فاستمتعتم بخلاقكم كما استمتع الذين من قبلكم بخلاقهم وخضتم كالذي خاضوا أولئك حبطت أعمالهم في الدنيا والآخرة وأولئك هم الخاسرون |
| | | (Ju jini) si ata para jush! Ata kanë qenë më të fortë se ju, kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë. Ata janë kënaqurme veprat e veta (të kësaj bote), andaj edhe ju jeni kënaqur me veprën tuaj, ashtu siç janë kënaqur me veprën e vet ata para jush; edhe ju jeni dhënë pas të këqiave, ashtu siç ishin dhënë edhe ata. Ata janë, veprat e të cilëve do t’u zhduken në këtë botë dhe në tjetrën; ata janë të shkatërruar. |
|
1305 | 9 | 70 | ألم يأتهم نبأ الذين من قبلهم قوم نوح وعاد وثمود وقوم إبراهيم وأصحاب مدين والمؤتفكات أتتهم رسلهم بالبينات فما كان الله ليظلمهم ولكن كانوا أنفسهم يظلمون |
| | | A nuk u erdh lajmi për ata që ishin para tyre: për popullin e Nuhit, për popullin e Adit dhe Themudit, për popullin e Ibrahimit, për banorët e Medjenit dhe për ata që janë dënuar me shkatërrim. Pejgamberët e tyre – u sollën dokumente të qarta. Perëndia nuk iu bëri zullum, por ata vetvetes i bënë zullum. |
|
1306 | 9 | 71 | والمؤمنون والمؤمنات بعضهم أولياء بعض يأمرون بالمعروف وينهون عن المنكر ويقيمون الصلاة ويؤتون الزكاة ويطيعون الله ورسوله أولئك سيرحمهم الله إن الله عزيز حكيم |
| | | Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqiat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i përulen Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Perëndia. Se, Perëndia me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. |
|
1307 | 9 | 72 | وعد الله المؤمنين والمؤمنات جنات تجري من تحتها الأنهار خالدين فيها ومساكن طيبة في جنات عدن ورضوان من الله أكبر ذلك هو الفوز العظيم |
| | | Perëndia u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve – kopshte të xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat do të banojnë përherë. Dhe (u ka premtuar) pallate të mrekullueshme në xhennetin e Edenit. E, kënaqësia prej Perëndisë është shpërblim më i madh. Kjo është lumturi e madhe. |
|
1308 | 9 | 73 | يا أيها النبي جاهد الكفار والمنافقين واغلظ عليهم ومأواهم جهنم وبئس المصير |
| | | O Pejgamber! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve, dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Strehimi i tyre është skëterra, e ky është vendbanim i shëmtuar. |
|
1309 | 9 | 74 | يحلفون بالله ما قالوا ولقد قالوا كلمة الكفر وكفروا بعد إسلامهم وهموا بما لم ينالوا وما نقموا إلا أن أغناهم الله ورسوله من فضله فإن يتوبوا يك خيرا لهم وإن يتولوا يعذبهم الله عذابا أليما في الدنيا والآخرة وما لهم في الأرض من ولي ولا نصير |
| | | Hipokritët betohen në Perëndinë se nuk kanë folur. Por, ata, me të vërtetë, kanë thënë fjalën e mohimit dhe u zbuluan se janë mohues, pasi e patën pranuar haptazi islamizmin dhe synuan gjëra të paarritshme. Ata i urrenin (muslimanët), vetëm për shkak se Perëndia dhe Pejgamberi i Tij i kishin bërë të pavarur me të mirat e Tij. E, nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta. E, nëse e kthejnë shpinën, Perëndia do t’i ndëshkojë me dënim të rëndë në këtë jetë dhe në tjetrën, dhe ata nuk do të kenë në Tokë kurrfarë mbrojtësi as ndihmësi. |
|