نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1098 | 7 | 144 | قال يا موسى إني اصطفيتك على الناس برسالاتي وبكلامي فخذ ما آتيتك وكن من الشاكرين |
| | | Ai (All-llahu) tha: “O Musa, Unë të gradova ty bi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merr atë që të dhash dhe bëhu mirënjohës. |
|
1099 | 7 | 145 | وكتبنا له في الألواح من كل شيء موعظة وتفصيلا لكل شيء فخذها بقوة وأمر قومك يأخذوا بأحسنها سأريكم دار الفاسقين |
| | | Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. “Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t’ua tregoj vendbanimin mëkatarëve. |
|
1100 | 7 | 146 | سأصرف عن آياتي الذين يتكبرون في الأرض بغير الحق وإن يروا كل آية لا يؤمنوا بها وإن يروا سبيل الرشد لا يتخذوه سبيلا وإن يروا سبيل الغي يتخذوه سبيلا ذلك بأنهم كذبوا بآياتنا وكانوا عنها غافلين |
| | | Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato. |
|
1101 | 7 | 147 | والذين كذبوا بآياتنا ولقاء الآخرة حبطت أعمالهم هل يجزون إلا ما كانوا يعملون |
| | | Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditëne botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (më thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar. |
|
1102 | 7 | 148 | واتخذ قوم موسى من بعده من حليهم عجلا جسدا له خوار ألم يروا أنه لا يكلمهم ولا يهديهم سبيلا اتخذوه وكانوا ظالمين |
| | | Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shhpalljes) e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (Pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtëndaj vetes së tyre. |
|
1103 | 7 | 149 | ولما سقط في أيديهم ورأوا أنهم قد ضلوا قالوا لئن لم يرحمنا ربنا ويغفر لنا لنكونن من الخاسرين |
| | | E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar thanë: “Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na falë gabimin, ne padyshim do të jemi nga më të dëshpruarit. |
|
1104 | 7 | 150 | ولما رجع موسى إلى قومه غضبان أسفا قال بئسما خلفتموني من بعدي أعجلتم أمر ربكم وألقى الألواح وأخذ برأس أخيه يجره إليه قال ابن أم إن القوم استضعفوني وكادوا يقتلونني فلا تشمت بي الأعداء ولا تجعلني مع القوم الظالمين |
| | | E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: “Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhërin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja”. Ai (vëllai Harun) tha: “O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos i kënaq me mua armiqtë de mos më konsidero mua me njerëzit mizorë”. |
|
1105 | 7 | 151 | قال رب اغفر لي ولأخي وأدخلنا في رحمتك وأنت أرحم الراحمين |
| | | (Musai) Tha: “Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve. |
|
1106 | 7 | 152 | إن الذين اتخذوا العجل سينالهم غضب من ربهم وذلة في الحياة الدنيا وكذلك نجزي المفترين |
| | | Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e dynjasë. Kështu, i shpërblrjmë (me dënim) trilluesit e rrenës. |
|
1107 | 7 | 153 | والذين عملوا السيئات ثم تابوا من بعدها وآمنوا إن ربك من بعدها لغفور رحيم |
| | | E ata që ënë vepra të këqia e pastaj u penduan pas tyre, dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre). |
|