نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
81 | 2 | 74 | ثم قست قلوبكم من بعد ذلك فهي كالحجارة أو أشد قسوة وإن من الحجارة لما يتفجر منه الأنهار وإن منها لما يشقق فيخرج منه الماء وإن منها لما يهبط من خشية الله وما الله بغافل عما تعملون |
| | | Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdeshëm ndaj asaj që veproni ju. |
|
82 | 2 | 75 | أفتطمعون أن يؤمنوا لكم وقد كان فريق منهم يسمعون كلام الله ثم يحرفونه من بعد ما عقلوه وهم يعلمون |
| | | A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato. |
|
83 | 2 | 76 | وإذا لقوا الذين آمنوا قالوا آمنا وإذا خلا بعضهم إلى بعض قالوا أتحدثونهم بما فتح الله عليكم ليحاجوكم به عند ربكم أفلا تعقلون |
| | | E kur takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: “Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: “A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit a. s.) që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar. |
|
84 | 2 | 77 | أولا يعلمون أن الله يعلم ما يسرون وما يعلنون |
| | | A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë? |
|
85 | 2 | 78 | ومنهم أميون لا يعلمون الكتاب إلا أماني وإن هم إلا يظنون |
| | | E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt. |
|
86 | 2 | 79 | فويل للذين يكتبون الكتاب بأيديهم ثم يقولون هذا من عند الله ليشتروا به ثمنا قليلا فويل لهم مما كتبت أيديهم وويل لهم مما يكسبون |
| | | Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. |
|
87 | 2 | 80 | وقالوا لن تمسنا النار إلا أياما معدودة قل أتخذتم عند الله عهدا فلن يخلف الله عهده أم تقولون على الله ما لا تعلمون |
| | | Ata edhe thanë: “Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!” Thuaj: “A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini? |
|
88 | 2 | 81 | بلى من كسب سيئة وأحاطت به خطيئته فأولئك أصحاب النار هم فيها خالدون |
| | | Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë. |
|
89 | 2 | 82 | والذين آمنوا وعملوا الصالحات أولئك أصحاب الجنة هم فيها خالدون |
| | | E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë. |
|
90 | 2 | 83 | وإذ أخذنا ميثاق بني إسرائيل لا تعبدون إلا الله وبالوالدين إحسانا وذي القربى واليتامى والمساكين وقولوا للناس حسنا وأقيموا الصلاة وآتوا الزكاة ثم توليتم إلا قليلا منكم وأنتم معرضون |
| | | (përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit; mos adhuroni tjetërkë, përveç All-llahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj miskinëve (të varfërve) dhe njerëzve u thuani fjalë të mira; faleni namazin dhe jepeni zekatin, e pastaj ju e thyet zotimin dhe përveç një pakice prej jush, ia kthyet shpinën zotimit. |
|