نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4105 | 39 | 47 | ولو أن للذين ظلموا ما في الأرض جميعا ومثله معه لافتدوا به من سوء العذاب يوم القيامة وبدا لهم من الله ما لم يكونوا يحتسبون |
| | | Sikur zullumqarët të kishin çdo gjë që gjendet në Tokë, dhe po kaq më tepër, ata të gjitha këto do t’i flijonin (për të shpëtuar), prej dënimit të ashpër në Ditën e Kijametit. Atëherë, Zoti do t’u tregojë atyre atë që nuk e kanë llogaritur, |
|
4106 | 39 | 48 | وبدا لهم سيئات ما كسبوا وحاق بهم ما كانوا به يستهزئون |
| | | u shfaqen atyre të këqiat që i kanë bërë dhe do t’i kaplojë dënimi të cilin e përqeshnin. |
|
4107 | 39 | 49 | فإذا مس الإنسان ضر دعانا ثم إذا خولناه نعمة منا قال إنما أوتيته على علم بل هي فتنة ولكن أكثرهم لا يعلمون |
| | | Kur njeriut i bie ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur pas kësaj i afrojmë një të mirë prej Nesh, thotë: “Kjo më është dhënë vetëm pse kam ditur”. Jo, por kjo është vetëm një sprovim, e shumica e tyre nuk e dinë. |
|
4108 | 39 | 50 | قد قالها الذين من قبلهم فما أغنى عنهم ما كانوا يكسبون |
| | | Kështu thonin edhe ata që ishin para tyre, prandaj nuk patën dobi nga ajo që patën fituar, |
|
4109 | 39 | 51 | فأصابهم سيئات ما كسبوا والذين ظلموا من هؤلاء سيصيبهم سيئات ما كسبوا وما هم بمعجزين |
| | | prandaj, i goditi ata dënimi i të këqiave që kanë punuar. Por, dhe ata që kanë bërë zullum prej këtyre (kurejshit), do t’u bie dënimi për të këqiat që kanë bërë, e nuk do të mund t’i ikin (dënimit). |
|
4110 | 39 | 52 | أولم يعلموا أن الله يبسط الرزق لمن يشاء ويقدر إن في ذلك لآيات لقوم يؤمنون |
| | | A nuk e dinë ata se Perëndia i afron furnizim të bollshëm kujt të dojë, e ia ngushton (kujt të dojë); me të vërtetë, në këtë ka argumente për popullin që beson. |
|
4111 | 39 | 53 | قل يا عبادي الذين أسرفوا على أنفسهم لا تقنطوا من رحمة الله إن الله يغفر الذنوب جميعا إنه هو الغفور الرحيم |
| | | Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Perëndisë! Perëndia, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është falës dhe përdëllimtar. |
|
4112 | 39 | 54 | وأنيبوا إلى ربكم وأسلموا له من قبل أن يأتيكم العذاب ثم لا تنصرون |
| | | Kthehuni kah Zoti juaj dhe përuluni para Tij, para se t’u vijë dënimi, sepse, pastaj nuk do të keni ndihmë. |
|
4113 | 39 | 55 | واتبعوا أحسن ما أنزل إليكم من ربكم من قبل أن يأتيكم العذاب بغتة وأنتم لا تشعرون |
| | | Dhe, pasoni atë më të bukurën që u është shpallur (Kur’anin) nga Zoti juaj, para se t’ju vie dënimi papritmas, pa e hetuar atë, |
|
4114 | 39 | 56 | أن تقول نفس يا حسرتا على ما فرطت في جنب الله وإن كنت لمن الساخرين |
| | | e njeriu të thotë: “Mjer për mua që nuk i kam kryer obligimet ndaj Perëndisë, e madje edhe jam tallur (me besimtarët)!” |
|