نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
1645 | 12 | 49 | ثم يأتي من بعد ذلك عام فيه يغاث الناس وفيه يعصرون |
| | | Pastaj, pas këtyre do të vijë një vit në të cilin njerëzit do të kenë bereqet dhe në të cilin do të shtrydhin (rrush, etj.)”. |
|
1646 | 12 | 50 | وقال الملك ائتوني به فلما جاءه الرسول قال ارجع إلى ربك فاسأله ما بال النسوة اللاتي قطعن أيديهن إن ربي بكيدهن عليم |
| | | Dhe mbreti tha: “Sillmani atë (Jusufin)!” Kur (Jusufit) i erdh i deleguari (për ta nxjerrë prej burgut), ai i tha: “Ktheu te mbreti yt, e pyete: ‘Ç’patën ato gra që i prenë duart e veta?’ Me të vërtetë, Zoti im i di dredhitë e tyre!” |
|
1647 | 12 | 51 | قال ما خطبكن إذ راودتن يوسف عن نفسه قلن حاش لله ما علمنا عليه من سوء قالت امرأت العزيز الآن حصحص الحق أنا راودته عن نفسه وإنه لمن الصادقين |
| | | (Mbreti u tha grave): “Si qe puna juaj kur deshët ta mashtronit Jusufin?” Ato thanë: “Perëndia na ruajtë! Na për të nuk dimë asgjë të keqe”. Gruaja e Azizit (ministrit) tha: “Tani do të dalë në shesh e vërteta! Unë jam përpjekur që ta mashtrojë atë, por ai me të vërtetë është prej njerëzve të drejtë. |
|
1648 | 12 | 52 | ذلك ليعلم أني لم أخنه بالغيب وأن الله لا يهدي كيد الخائنين |
| | | (Kur Jusufi mori vesh për të gjitha këto), tha: “Kjo është që ta dijë ai (ministri), se unë me të vërtetë, nuk e kam tradhëtuar atë gjatë kohës së mungesës së tij dhe, me të vërtetë Perëndia nuk i përfundon mirë dredhitë e tradhëtarëve. |
|
1649 | 12 | 53 | وما أبرئ نفسي إن النفس لأمارة بالسوء إلا ما رحم ربي إن ربي غفور رحيم |
| | | Unë nuk e shfajsoj veten, meqë shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues”. |
|
1650 | 12 | 54 | وقال الملك ائتوني به أستخلصه لنفسي فلما كلمه قال إنك اليوم لدينا مكين أمين |
| | | Dhe tha sundimtari (mbreti): “Ma sillni atë, do ta marr në suitën time (si këshilltar special)”. E, pasi bisedoi me të, i tha: “Prej sot, ti tek ne, ke pozitë të lartë dhe je i besuar”. |
|
1651 | 12 | 55 | قال اجعلني على خزائن الأرض إني حفيظ عليم |
| | | (Jusufi) tha: “Më cakto të udhëheq thesarin e vendit. Unë, me të vërtetë, jam ruajtës dhe i dijshëm”. |
|
1652 | 12 | 56 | وكذلك مكنا ليوسف في الأرض يتبوأ منها حيث يشاء نصيب برحمتنا من نشاء ولا نضيع أجر المحسنين |
| | | Dhe kështu, ia dhamë Jusufit pozitën në vend (Misir), dhe ai në të vendosej ku të donte. Na e shpërblejmë me mëshirën Tonë, kë ë duam. Bamirësve nuk ua humbim shpërblimet. |
|
1653 | 12 | 57 | ولأجر الآخرة خير للذين آمنوا وكانوا يتقون |
| | | E, shpërblimi i jetës tjetër është më i mirë për ata që besojnë dhe i druajnë Perëndisë. |
|
1654 | 12 | 58 | وجاء إخوة يوسف فدخلوا عليه فعرفهم وهم له منكرون |
| | | Dhe erdhën vëllezërit e Jusufit, e hyn tek ai. Ai i njohu ata, por ata nuk e njohën atë. |
|