نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
993 | 7 | 39 | وقالت أولاهم لأخراهم فما كان لكم علينا من فضل فذوقوا العذاب بما كنتم تكسبون |
| | | U thonë të parët atyre të fundit: “Ju nuk keni kurrfarë përparësie mbi ne, prandaj shijoni dënimin për atë që keni punuar. |
|
994 | 7 | 40 | إن الذين كذبوا بآياتنا واستكبروا عنها لا تفتح لهم أبواب السماء ولا يدخلون الجنة حتى يلج الجمل في سم الخياط وكذلك نجزي المجرمين |
| | | me të vërtetë, ata që argumentet Tona i konsiderojnë gënjeshtra e të cilët, janë sjellë me mendjemadhësi ndaj atyre, nuk do t’u hapën dyert e qiellit, as që do të hyjnë në xhennet, derisa të mos kalojë devja nëpër birë të gjilpërës. Kështu Na i ndëshkojmë mëkatarët. |
|
995 | 7 | 41 | لهم من جهنم مهاد ومن فوقهم غواش وكذلك نجزي الظالمين |
| | | Për ta janë përgatitur shtretër zjarri, e mbi ta do të ketë mbulesa zjarri. Kështu Na i ndëshkojmë zullumqarët. |
|
996 | 7 | 42 | والذين آمنوا وعملوا الصالحات لا نكلف نفسا إلا وسعها أولئك أصحاب الجنة هم فيها خالدون |
| | | Ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – Na nuk i ngarkojmë më tepër, veç sa kanë mundësi – ata janë banorë të xhennetit, në të cilin do të qëndrojnë përgjithmonë. |
|
997 | 7 | 43 | ونزعنا ما في صدورهم من غل تجري من تحتهم الأنهار وقالوا الحمد لله الذي هدانا لهذا وما كنا لنهتدي لولا أن هدانا الله لقد جاءت رسل ربنا بالحق ونودوا أن تلكم الجنة أورثتموها بما كنتم تعملون |
| | | Na, nga krahërori i tyre do të zhgulim çdo urrejtje; e nën ta do të rrjedhin lumenjtë. Dhe ata thonë: “Qoftë lavdëruar Perëndia që na udhëzoi në këtë. Ne nuk do të ishim udhëzuar sikur të mos na udhëzonte Perëndia. Me të vërtetë, të dërguarit e Zotit tonë, e kanë sjellë të vërtetën”. Dhe ata do të thërrasin: “Ky është xhenneti që ju është dhënë në trashëgim, për atë që keni punuar”. |
|
998 | 7 | 44 | ونادى أصحاب الجنة أصحاب النار أن قد وجدنا ما وعدنا ربنا حقا فهل وجدتم ما وعد ربكم حقا قالوا نعم فأذن مؤذن بينهم أن لعنة الله على الظالمين |
| | | Dhe banorët e xhennetit u thonë banorëve të zjarrit: “Na e kemi gjetur të vërtetën, atë që na është premtuar nga Zoti ynë, e ju, a e keni gjetur të vërtetën, atë që u ka premtuar Zoti juaj?” Ata thonë: “Po!” e, atëherë, një lajmëtar në mes tyre thërret: “Me të vërtetë, mallkimi i Perëndisë u takon zullumqarëve”, |
|
999 | 7 | 45 | الذين يصدون عن سبيل الله ويبغونها عوجا وهم بالآخرة كافرون |
| | | të cilët i pengojnë të tjerët nga rruga e Perëndisë dhe kërkojnë ta shtrembërojnë, e nuk besojnë në jetën tjetër!” |
|
1000 | 7 | 46 | وبينهما حجاب وعلى الأعراف رجال يعرفون كلا بسيماهم ونادوا أصحاب الجنة أن سلام عليكم لم يدخلوها وهم يطمعون |
| | | Në mes tyre është perdja (muri), e, në majë të tij, janë njerëzit, të cilët të gjithë i njohin sipas fizionomisë. Dhe ata i thërrasin banorët e xhennetit: “Kënaqësia qoftë mbi ju!” Ata (njerëzit nga muri, ende) s’kanë hyrë në xhennet, por atë e dëshirojnë. |
|
1001 | 7 | 47 | وإذا صرفت أبصارهم تلقاء أصحاب النار قالوا ربنا لا تجعلنا مع القوم الظالمين |
| | | E kur t’ju kthehet shikimi kah banorët e zjarrit, thonë: “O Zoti ynë, mos na bënë (shoqëri) me zullumqarët!” |
|
1002 | 7 | 48 | ونادى أصحاب الأعراف رجالا يعرفونهم بسيماهم قالوا ما أغنى عنكم جمعكم وما كنتم تستكبرون |
| | | Ata që gjenden në mur, u thërrasin disa njerëzve, të cilët i njihnin sipas fizionomisë duke ju thënë: “Nuk ju ndihmoi as grumbullimi i pasurisë suaj, as ajo që u sollët me mendjemadhësi (ndaj të Vërtetës). |
|