نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
959 | 7 | 5 | فما كان دعواهم إذ جاءهم بأسنا إلا أن قالوا إنا كنا ظالمين |
| | | Dhe kur i godistë dënimi ynë, këlthitja e tyre ishte vetëm kjo: “ne me të vërtetë kemi qenë mizorë”! |
|
960 | 7 | 6 | فلنسألن الذين أرسل إليهم ولنسألن المرسلين |
| | | Dhe gjithsesi do t’i pyesim ata të cilëve u janë dërguar profetë, por me siguri do t’i pyesim edhe profetët. |
|
961 | 7 | 7 | فلنقصن عليهم بعلم وما كنا غائبين |
| | | Dhe do t’ua rrëfejmë, hiq pa dyshim, me dije të sigurtë, sepse ne nuk kemi qenë jasht rrjedhës së ngjarjeve. |
|
962 | 7 | 8 | والوزن يومئذ الحق فمن ثقلت موازينه فأولئك هم المفلحون |
| | | Atë ditë matja do të jetë e drejtë: Kujt i rëndon peshoja, ata janë të shpëtuar, |
|
963 | 7 | 9 | ومن خفت موازينه فأولئك الذين خسروا أنفسهم بما كانوا بآياتنا يظلمون |
| | | Dhe kush e ka të lehtë peshojën, ata janë të cilët kanë shkatërruar veten ngase ndaj argumenteve tona kanë qenë mosbesimtarë. |
|
964 | 7 | 10 | ولقد مكناكم في الأرض وجعلنا لكم فيها معايش قليلا ما تشكرون |
| | | Ne ju kemi vendosur në tokë dhe aty ju kemi dhënë gjithçka është e nevojshme për jetë. Por ju farepak jeni mirënjohës. |
|
965 | 7 | 11 | ولقد خلقناكم ثم صورناكم ثم قلنا للملائكة اسجدوا لآدم فسجدوا إلا إبليس لم يكن من الساجدين |
| | | Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën, e pastaj u thamë engjujve: “Përuluni Ademit”! dhe ata u përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që iu përulën. |
|
966 | 7 | 12 | قال ما منعك ألا تسجد إذ أمرتك قال أنا خير منه خلقتني من نار وخلقته من طين |
| | | Ç’të pengoi ty që nuk u përule kur të urdhërova? – i tha Ai. “Unë jam më i mirë se ai” – u përgjegj – “mua më krijove nga zjarri e atë nga balta”. |
|
967 | 7 | 13 | قال فاهبط منها فما يكون لك أن تتكبر فيها فاخرج إنك من الصاغرين |
| | | “Atëherë pra shporru prej atyhit”, - i tha Ai – Nuk të ka hije që këtu të tregosh mendjemadhësi; dil, ti je, me të vërtetë, nga të nënçmuarit!” |
|
968 | 7 | 14 | قال أنظرني إلى يوم يبعثون |
| | | “Më jep afat” – tha, - deri në ditën kur të ringjallen!” |
|