نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
945 | 6 | 156 | أن تقولوا إنما أنزل الكتاب على طائفتين من قبلنا وإن كنا عن دراستهم لغافلين |
| | | (e kemi zbritur) për të mos thënë: “Libri u është shpallur vetëm dy grupeve apra nesh (Hebrenjve dhe të krishterëve) e nuk kemi mundur ta kuptojmë (meqë nuk kemi pasur njohuri të mëparshme për të)”. |
|
946 | 6 | 157 | أو تقولوا لو أنا أنزل علينا الكتاب لكنا أهدى منهم فقد جاءكم بينة من ربكم وهدى ورحمة فمن أظلم ممن كذب بآيات الله وصدف عنها سنجزي الذين يصدفون عن آياتنا سوء العذاب بما كانوا يصدفون |
| | | Ose për të mos thënë: “Sikur Libri të na ishte shpallur neve, ne do t’i përmbaheshim rrugës së drejtë më mirë se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj argument i qartë dhe udhërrëfyes dhe mëshirë; e kush është më zullumqar nga ai që i përgënjeshtron argumentet e Perëndisë dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë ata që shmangën nga argumentet Tona, me dënim të rëndë, për shkak se u larguan. |
|
947 | 6 | 158 | هل ينظرون إلا أن تأتيهم الملائكة أو يأتي ربك أو يأتي بعض آيات ربك يوم يأتي بعض آيات ربك لا ينفع نفسا إيمانها لم تكن آمنت من قبل أو كسبت في إيمانها خيرا قل انتظروا إنا منتظرون |
| | | A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt, ose të vijë (urdhëri) i Zotit tënd (me dënim) ose të vijnë disa argumente të Zotit tënd. Kur të vijë ndonjë argument i Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë, në besimin e tij. Thuaj: “Pritni ju, se edhe ne, me të vërtetë po presim!” |
|
948 | 6 | 159 | إن الذين فرقوا دينهم وكانوا شيعا لست منهم في شيء إنما أمرهم إلى الله ثم ينبئهم بما كانوا يفعلون |
| | | Me të vërtetë, ti s’ke asgjë me ata që e përndajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në grupe. Te Perëndia është puna e tyre, e Ai do t’i informojë ata për atë që kanë punuar. |
|
949 | 6 | 160 | من جاء بالحسنة فله عشر أمثالها ومن جاء بالسيئة فلا يجزى إلا مثلها وهم لا يظلمون |
| | | Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie. |
|
950 | 6 | 161 | قل إنني هداني ربي إلى صراط مستقيم دينا قيما ملة إبراهيم حنيفا وما كان من المشركين |
| | | Thuaj: “Mua, me të vërtetë, Zoti im, më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ka qenë adhurues i putavet”. |
|
951 | 6 | 162 | قل إن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين |
| | | Thuaj: “Me të vërtetë, namazi im, edhe adhurimi im, jeta ime, dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Perëndisë, Zotit të Gjithësisë. |
|
952 | 6 | 163 | لا شريك له وبذلك أمرت وأنا أول المسلمين |
| | | Për, të s’ka shoq; dhe kjo më është urdhëruar dhe unë jam i pari musliman”. |
|
953 | 6 | 164 | قل أغير الله أبغي ربا وهو رب كل شيء ولا تكسب كل نفس إلا عليها ولا تزر وازرة وزر أخرى ثم إلى ربكم مرجعكم فينبئكم بما كنتم فيه تختلفون |
| | | Thuaj: “A mos vallë do të kërkojë unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zot i të gjithave? Kushdo që punon diçka, punon për vete, dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit. Pastaj do të ktheheni te Zoti juaj, dhe Ai do t’ju informojë për atë që keni qenë në konflikt. |
|
954 | 6 | 165 | وهو الذي جعلكم خلائف الأرض ورفع بعضكم فوق بعض درجات ليبلوكم في ما آتاكم إن ربك سريع العقاب وإنه لغفور رحيم |
| | | Ai bën që ta ndërroni njëri-tjetrin në Tokë dhe Ai ju ngritë nëpër pozita disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar për atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt, është i shpejtë në dënim, por me të vërtetë, është edhe falës e mëshirues. |
|