نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
928 | 6 | 139 | وقالوا ما في بطون هذه الأنعام خالصة لذكورنا ومحرم على أزواجنا وإن يكن ميتة فهم فيه شركاء سيجزيهم وصفهم إنه حكيم عليم |
| | | Ata thonë: “Ajo që është në barqet e këtyre kafshe u lejohen vetëm mëshkujve tanë, dhe është e ndaluar për gratë tona. E në qoftë se dështon (lind i ngordhur) atëhrë në këtë marrin pjesë bashkërisht. All-llahu do t’i shpërblejë ata për përshkrimin e tyre, Ai është njëmend i urtë e shumë i dijshëm. |
|
929 | 6 | 140 | قد خسر الذين قتلوا أولادهم سفها بغير علم وحرموا ما رزقهم الله افتراء على الله قد ضلوا وما كانوا مهتدين |
| | | E kanë pësuar ata të cilët nga naiviteti, duke mos ditur, i kanë mbytur fëmijët e vet dhe e konsiderojnë të ndaluar, atë me çka i ka furnizuar All-llahu, duke shpifur kundër All-llahut. Ata kanë dështuar keq dhe nuk janë të udhëzuar. |
|
930 | 6 | 141 | وهو الذي أنشأ جنات معروشات وغير معروشات والنخل والزرع مختلفا أكله والزيتون والرمان متشابها وغير متشابه كلوا من ثمره إذا أثمر وآتوا حقه يوم حصاده ولا تسرفوا إنه لا يحب المسرفين |
| | | Ai është i cili ngrit (krijon) kopshte në lartësi dhe ultësi, edhe hurma e mbjellje me shije të ndryshme, edhe ullinj dhe krroca, të ngjashme apo të ndryshme; hani frutet e tyre kur të japin frute dhe jepne, ditën e të korrurave e vjeljeve, atë të drejtë çka u takon të tjerëve dhe mos përderdhni, sepse Ai nuk i don përderdhësit. |
|
931 | 6 | 142 | ومن الأنعام حمولة وفرشا كلوا مما رزقكم الله ولا تتبعوا خطوات الشيطان إنه لكم عدو مبين |
| | | Dhe nga kafshët që janë për ngarkim edhe për t’u veshur, - hani atë me të cilën All-llahu ju furnizon, dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Atë e keni njëmend armik të përbetuar. |
|
932 | 6 | 143 | ثمانية أزواج من الضأن اثنين ومن المعز اثنين قل آلذكرين حرم أم الأنثيين أما اشتملت عليه أرحام الأنثيين نبئوني بعلم إن كنتم صادقين |
| | | Tetë çifte: çifte dhensh dhe çifte dhishë. Thuaj: “A i ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave”? Më informoni me argumente, nëse është e vërtetë ajo që thuani. |
|
933 | 6 | 144 | ومن الإبل اثنين ومن البقر اثنين قل آلذكرين حرم أم الأنثيين أما اشتملت عليه أرحام الأنثيين أم كنتم شهداء إذ وصاكم الله بهذا فمن أظلم ممن افترى على الله كذبا ليضل الناس بغير علم إن الله لا يهدي القوم الظالمين |
| | | Edhe çifte devesh dhe lopësh. Thuaj: “A ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave? A keni qenë ju prezent kur ua ka lënë këtë porosi All-llahu?” E kush është, pra, më mizor se ai i cili, pa ditur asgjë, trillon gënjeshtra për All-llahun, për t’i shpierë njerëzit në humbje. All-llahu me siguri nuk i drejton njerëzit kriminelë. |
|
934 | 6 | 145 | قل لا أجد في ما أوحي إلي محرما على طاعم يطعمه إلا أن يكون ميتة أو دما مسفوحا أو لحم خنزير فإنه رجس أو فسقا أهل لغير الله به فمن اضطر غير باغ ولا عاد فإن ربك غفور رحيم |
| | | Thuaj: “Unë nuk shoh në këtë që më shpallet mua se dikujt i ndalon tëhajë diçka, përveç coftinës, ose gjakut të derdhur dhe mishit të derrit”, - ajo është me të vërtetë e ndytë e mëkat – ose ajo që është prerë në emër të ndonjë zoti tjetër, në vend të emrit të All-llahut”. Por kush është i shtrënguar, ama pa e tepruar, ani, Zoti yt njëmend fal dhe është mëshirëplotë. |
|
935 | 6 | 146 | وعلى الذين هادوا حرمنا كل ذي ظفر ومن البقر والغنم حرمنا عليهم شحومهما إلا ما حملت ظهورهما أو الحوايا أو ما اختلط بعظم ذلك جزيناهم ببغيهم وإنا لصادقون |
| | | Ebrejve ua kemi ndaluar të gjithë kafshët që kanë thundra, kurse nga lopët dhe dhentë vjamin e tyre, përveç atij nga shpina ose nga barku ose atij të përzierit me eshtra. Me këtë i kemi dënuar për shkak të mosdëgjueshmërisë së tyre; dhe Ne jemi me të vërtetë të sinqertë. |
|
936 | 6 | 147 | فإن كذبوك فقل ربكم ذو رحمة واسعة ولا يرد بأسه عن القوم المجرمين |
| | | Por në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ti thuaj: “Zoti juaj është i mëshirshëm pa masë, por edhe dënimi i tij nuk do ta harrojë popullin kriminel”. |
|
937 | 6 | 148 | سيقول الذين أشركوا لو شاء الله ما أشركنا ولا آباؤنا ولا حرمنا من شيء كذلك كذب الذين من قبلهم حتى ذاقوا بأسنا قل هل عندكم من علم فتخرجوه لنا إن تتبعون إلا الظن وإن أنتم إلا تخرصون |
| | | Politeistët do të thonë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do të ishim bërë politeistë, e as baballarët tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asnjë send”. Mu ashtu kanë gënjyer edhe ata përpara tyre deri sa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na e paraqitni”? Ju vetëm për supozimesh mbaheni dhe ju vetëm gënjeni. |
|