نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
854 | 6 | 65 | قل هو القادر على أن يبعث عليكم عذابا من فوقكم أو من تحت أرجلكم أو يلبسكم شيعا ويذيق بعضكم بأس بعض انظر كيف نصرف الآيات لعلهم يفقهون |
| | | Thuaj: “Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndaj në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kptojnë”. |
|
855 | 6 | 66 | وكذب به قومك وهو الحق قل لست عليكم بوكيل |
| | | E populli yt e konsideroi atë (Kur’anin) të rremë, porse ai (Kur’ani) është i vërtetë. Thuaj: “Unë nuk jam rojë e juaj”. |
|
856 | 6 | 67 | لكل نبإ مستقر وسوف تعلمون |
| | | çdo lajm e ka afatin e realizimit, e më vonë, ju do të kuptoni. |
|
857 | 6 | 68 | وإذا رأيت الذين يخوضون في آياتنا فأعرض عنهم حتى يخوضوا في حديث غيره وإما ينسينك الشيطان فلا تقعد بعد الذكرى مع القوم الظالمين |
| | | Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor. |
|
858 | 6 | 69 | وما على الذين يتقون من حسابهم من شيء ولكن ذكرى لعلهم يتقون |
| | | Për ata që ruhen (për besimtarët) s’ka kurrfarë përgjegjësie (që tallen), por duhet t’ju përkujtojmë në mënyrë që ruhen edhe ata (që tallen). |
|
859 | 6 | 70 | وذر الذين اتخذوا دينهم لعبا ولهوا وغرتهم الحياة الدنيا وذكر به أن تبسل نفس بما كسبت ليس لها من دون الله ولي ولا شفيع وإن تعدل كل عدل لا يؤخذ منها أولئك الذين أبسلوا بما كسبوا لهم شراب من حميم وعذاب أليم بما كانوا يكفرون |
| | | Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta resprktojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kur’anin) që të mos bjerë njeriu viktimë e asaj që ka veprruar, e që s’ka mbrojtës as ndërmjetësues për te pos All-llahut. je ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata, për skak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të idhët. |
|
860 | 6 | 71 | قل أندعو من دون الله ما لا ينفعنا ولا يضرنا ونرد على أعقابنا بعد إذ هدانا الله كالذي استهوته الشياطين في الأرض حيران له أصحاب يدعونه إلى الهدى ائتنا قل إن هدى الله هو الهدى وأمرنا لنسلم لرب العالمين |
| | | Thuaj: “A pos All-llahut të adhurojmë çka nuk na sjell as dobi as dëm dhe të kthehemi mbrapa (në kufur) pasi që All-llahu na vuri në rrugë të drejtë? Dhe atëherë të bëhemi sikur ai, të cilin djallëzit e kanë rrëmbyer (e kanë hedhur) në tokë (në një humnerë) e lënë të hutuar që, edhe pse ai ka shokë që e thërrasin në rrugë të drejtë (i thonë): “Eja te ne” (ai nuk përgjigjet). Thuaj: “I vetmi udhëzim është ai udhëzimi i All-llahut, dhe se jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi zotit të botëve. |
|
861 | 6 | 72 | وأن أقيموا الصلاة واتقوه وهو الذي إليه تحشرون |
| | | (Na është thënë) Dhe falne nmazin dhe kini frikë prej Tij, se Ai është te i cili do të tubohemi. |
|
862 | 6 | 73 | وهو الذي خلق السماوات والأرض بالحق ويوم يقول كن فيكون قوله الحق وله الملك يوم ينفخ في الصور عالم الغيب والشهادة وهو الحكيم الخبير |
| | | E Ai është që krijoi qiejt dhe tokën me qëllim të caktuar, e (ruajuni dënimit) ditën kur thotë: “Bëhu”! Ajo bëhet. Fjala e Tij është e njëmendtë dhe Atij i takon sundimi ditën kur i fryhet “Surit” (kjo është hera e dytë). Ai e di të fshehtën dhe konkretën, është më i urti që di për çdo gjë në hollësi. |
|
863 | 6 | 74 | وإذ قال إبراهيم لأبيه آزر أتتخذ أصناما آلهة إني أراك وقومك في ضلال مبين |
| | | Përkujtoju (o i dërguar) kur Ibrahimi i tha vëllaut të vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni për zota? Unë po të shoh ty dhe popullin tënd në një humbje të sigurt. |
|