نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
796 | 6 | 7 | ولو نزلنا عليك كتابا في قرطاس فلمسوه بأيديهم لقال الذين كفروا إن هذا إلا سحر مبين |
| | | E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”. |
|
797 | 6 | 8 | وقالوا لولا أنزل عليه ملك ولو أنزلنا ملكا لقضي الأمر ثم لا ينظرون |
| | | Ata thanë: “T’ju kishte zbritë atij (Muhammedit) një ëngjëll?!” E, sikur ta dërgonim Ne ëngjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u ipej asnjë afat. |
|
798 | 6 | 9 | ولو جعلناه ملكا لجعلناه رجلا وللبسنا عليهم ما يلبسون |
| | | E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë. |
|
799 | 6 | 10 | ولقد استهزئ برسل من قبلك فحاق بالذين سخروا منهم ما كانوا به يستهزئون |
| | | Me të vërtetë, janë përqeshur shumë pejgamberë para teje, e i përfshin ata që i i përqeshnin (pejgamberët) dënimi i talljes së tyre. |
|
800 | 6 | 11 | قل سيروا في الأرض ثم انظروا كيف كان عاقبة المكذبين |
| | | Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë. |
|
801 | 6 | 12 | قل لمن ما في السماوات والأرض قل لله كتب على نفسه الرحمة ليجمعنكم إلى يوم القيامة لا ريب فيه الذين خسروا أنفسهم فهم لا يؤمنون |
| | | Thuaj: “E kujt është tërë ajo, që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “E Perëndisë është!” Vetes ia ka përcaktuar mëshirën. Ai, padyshim, do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit. Ata që vetveten e kanë shkatërruar, ata në të vërtetë nuk do të besojnë. |
|
802 | 6 | 13 | وله ما سكن في الليل والنهار وهو السميع العليم |
| | | E Tij është çdo gjë që rri dhe lëvizë natë e ditë. Ai i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. |
|
803 | 6 | 14 | قل أغير الله أتخذ وليا فاطر السماوات والأرض وهو يطعم ولا يطعم قل إني أمرت أن أكون أول من أسلم ولا تكونن من المشركين |
| | | Thuaj: “A të bëjë mik tjetër, përpos Perëndisë, krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen”. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të jemi i pari nga ata që e kanë pranuar islamizmin”, - dhe kurrsesi, mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!” |
|
804 | 6 | 15 | قل إني أخاف إن عصيت ربي عذاب يوم عظيم |
| | | Thuaj: “Nëse e kundërshtoj Zotin tim i droj dënimit të Ditës së Madhe”. |
|
805 | 6 | 16 | من يصرف عنه يومئذ فقد رحمه وذلك الفوز المبين |
| | | Ai që i shpëton dënimit të kësaj dite, Zoti e ka mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i vërtetë. |
|