بسم الله الرحمن الرحيم

نتائج البحث: 6236
ترتيب الآيةرقم السورةرقم الآيةالاية
709540ألم تعلم أن الله له ملك السماوات والأرض يعذب من يشاء ويغفر لمن يشاء والله على كل شيء قدير
A nuk e di se vetëm All-llahut i takon pushteti në qiej dhe në tokë. Ai dënon atë që do dhe ia fal kujt të do. All-llahu ka mundësi për çdo send.
710541يا أيها الرسول لا يحزنك الذين يسارعون في الكفر من الذين قالوا آمنا بأفواههم ولم تؤمن قلوبهم ومن الذين هادوا سماعون للكذب سماعون لقوم آخرين لم يأتوك يحرفون الكلم من بعد مواضعه يقولون إن أوتيتم هذا فخذوه وإن لم تؤتوه فاحذروا ومن يرد الله فتنته فلن تملك له من الله شيئا أولئك الذين لم يرد الله أن يطهر قلوبهم لهم في الدنيا خزي ولهم في الآخرة عذاب عظيم
O profet, le të mos brengosë ty puna e atyre që shpejtojnë për në mosbesim, të cilët me gojë të vetë thonë: “Besojmë!” por zemrat e tyre nuk besojnë. Ka nga ata ebrej të cilët më shumë dëgjojnë trillimet dhe me ëndje i pranojnë fjalët e huaja, e te Ti nuk vijnë. Ata ua ndërrojnë fjalëve kuptimin edhe pse kanë qenë me vend, thonë: “Nëse kështu ju caktohet, atëherë pranoni këtë, e nëse nuk ju caktohet atëherë ruajuni!” Dhe atë që All-llahu do ta lerë në humbje, ti nuk mund t’i bësh kurrgjë te All-llahu. Ata janë njerëz, zemrat e të cilëve All-llahu nuk ka dashur t’i pastrojë; ata në këtë botë kanë poshtërsimin, kurse në atë botë kanë një dënim të madh.
711542سماعون للكذب أكالون للسحت فإن جاءوك فاحكم بينهم أو أعرض عنهم وإن تعرض عنهم فلن يضروك شيئا وإن حكمت فاحكم بينهم بالقسط إن الله يحب المقسطين
Ata shumë i dëgjojnë gënjeshtrat! Makutët e së ndaluarës! Po nëse të vijnë, ti ose gjykoji ose ktheju shpinën! Dhe nëse ua kthen shpinën, ata nuk mund të të bëjnë asgjë. Por nëse i gjykon, gjykoi drejt sepse All-llahu i do të drejtët.
712543وكيف يحكمونك وعندهم التوراة فيها حكم الله ثم يتولون من بعد ذلك وما أولئك بالمؤمنين
E përse ata kërkojnë prej teje që t’i gjykosh Ti kur e kanë Tevratin, ku gjenden normat e All-llahut? Pastaj ata prapë i kthejnë shpinën. Ata nuk janë kurrfarë besimtarësh,
713544إنا أنزلنا التوراة فيها هدى ونور يحكم بها النبيون الذين أسلموا للذين هادوا والربانيون والأحبار بما استحفظوا من كتاب الله وكانوا عليه شهداء فلا تخشوا الناس واخشون ولا تشتروا بآياتي ثمنا قليلا ومن لم يحكم بما أنزل الله فأولئك هم الكافرون
ne e kemi shpallur Tevratin në të cilin ka udhëzime dhe dritë. Me këtë kanë marrë vendime profetët, që ishin të përulurit e All-llahut, ndaj atyre, që ishin ebrej. Po edhe njerëz të urtë e të dijshëm, prej të cilëve është kërkuar të ruajnë librin e All-llahut, dhe ata e patën dëshmuar këtë. Prandaj (kur të gjykoni) mos u frikësoni prej njerëzve, por të më frikësoheni mua dhe mos bleni me argumentet e mia diçka që vlen fare pak! Dhe ata, të cilët nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, mu ata janë mosbesimtarë.
714545وكتبنا عليهم فيها أن النفس بالنفس والعين بالعين والأنف بالأنف والأذن بالأذن والسن بالسن والجروح قصاص فمن تصدق به فهو كفارة له ومن لم يحكم بما أنزل الله فأولئك هم الظالمون
Ne në të, atyre u kemi caktuar: kryet për krye, syrin për sy, hundën për hundë e veshin për vesh, dhëmbin për dhëmb, edhe varrët duhet kthyer. Por ai që heq dorë nga hakmarrja, kjo është kompensim për atë. Ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu, si ata janë kriminelë.
715546وقفينا على آثارهم بعيسى ابن مريم مصدقا لما بين يديه من التوراة وآتيناه الإنجيل فيه هدى ونور ومصدقا لما بين يديه من التوراة وهدى وموعظة للمتقين
Pas atyre kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemes, i cilivërtetonte Tevratin e shpallur përpara tij, kurse atij i dhamë Inxhilin, ku kishte udhëzim e dritë, dhe përforcim për Tevratin e shpallur para tij, si udhëzim e këshillë për të devotshmit.
716547وليحكم أهل الإنجيل بما أنزل الله فيه ومن لم يحكم بما أنزل الله فأولئك هم الفاسقون
Edhe apsuesit e Inxhilit le të gjykojnë sipas asaj që ka shpallur All-llahu në ta. Ata që nuk gjykuan sipas asaj që ka shpallur All-llahu, ata janë njëmend mbrapshtanë.
717548وأنزلنا إليك الكتاب بالحق مصدقا لما بين يديه من الكتاب ومهيمنا عليه فاحكم بينهم بما أنزل الله ولا تتبع أهواءهم عما جاءك من الحق لكل جعلنا منكم شرعة ومنهاجا ولو شاء الله لجعلكم أمة واحدة ولكن ليبلوكم في ما آتاكم فاستبقوا الخيرات إلى الله مرجعكم جميعا فينبئكم بما كنتم فيه تختلفون
Edhe ty të shpallëm Librin, me realitete, për të vërtetuar Librat e mëparme dhe përkujdeset për ata. Dhe ti gjyko, në mesin e atyre, sipas asaj që shpallë All-llahu dhe mos ndiq epshet e atyre e të largohesh nga e vërteta që të ka ardhur; për secilin kemi caktuar një ligj dhe një drejtim. Dhe sikur të kishte dashur All-llahu, Ai do t’ju kishte krijuar vetëm një popull, por Ai don t’ju sprovojë me atë çka u jep, prandaj bëni gara për vepra të mira! Te All-llahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju informojë për atë çka keni kundërshtuar.
718549وأن احكم بينهم بما أنزل الله ولا تتبع أهواءهم واحذرهم أن يفتنوك عن بعض ما أنزل الله إليك فإن تولوا فاعلم أنما يريد الله أن يصيبهم ببعض ذنوبهم وإن كثيرا من الناس لفاسقون
Dhe gjykoji sipas asaj që të shpallë All-llahu dhe mos bjer nën ndikim të epsheve të tyre, dhe ruaju atyre që mos të largojnë prej asaj që të shpalli All-llahu! Dhe nëse e kthejnë shpinën, dije se All-llahu dëshiron që për shkak të disa mëkateve të tyre t’i godas me ndëshkim. Pra shumë njerëz me të vërtetë janë mbrapshtanë.


0 ... 60.8 61.8 62.8 63.8 64.8 65.8 66.8 67.8 68.8 69.8 71.8 72.8 73.8 74.8 75.8 76.8 77.8 78.8 79.8 ... 623

إنتاج هذه المادة أخد: 0.02 ثانية


المغرب.كووم © ٢٠٠٩ - ١٤٣٠ © الحـمـد لله الـذي سـخـر لـنا هـذا :: وقف لله تعالى وصدقة جارية

556538414684739473040842712424327913728