نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
698 | 5 | 29 | إني أريد أن تبوء بإثمي وإثمك فتكون من أصحاب النار وذلك جزاء الظالمين |
| | | Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta barësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve. |
|
699 | 5 | 30 | فطوعت له نفسه قتل أخيه فقتله فأصبح من الخاسرين |
| | | Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpruarve (hidhëroi prindëtit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në Xhehennem). |
|
700 | 5 | 31 | فبعث الله غرابا يبحث في الأرض ليريه كيف يواري سوءة أخيه قال يا ويلتا أعجزت أن أكون مثل هذا الغراب فأواري سوءة أخي فأصبح من النادمين |
| | | All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për r’i reguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: “I mjei unë, a nuk qesh i afrë të bëhem si kjo sorrë, e a mbuloja trupin e vëllait tim?” Ashtu mbeti i penduar. |
|
701 | 5 | 32 | من أجل ذلك كتبنا على بني إسرائيل أنه من قتل نفسا بغير نفس أو فساد في الأرض فكأنما قتل الناس جميعا ومن أحياها فكأنما أحيا الناس جميعا ولقد جاءتهم رسلنا بالبينات ثم إن كثيرا منهم بعد ذلك في الأرض لمسرفون |
| | | Për këtë (shkak të atij krimi) Neu shpallëm (ligji) beni israilve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjatër dhe p pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtëtokë. |
|
702 | 5 | 33 | إنما جزاء الذين يحاربون الله ورسوله ويسعون في الأرض فسادا أن يقتلوا أو يصلبوا أو تقطع أيديهم وأرجلهم من خلاف أو ينفوا من الأرض ذلك لهم خزي في الدنيا ولهم في الآخرة عذاب عظيم |
| | | Dënimi i atyre që luftojnë (kunddërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. |
|
703 | 5 | 34 | إلا الذين تابوا من قبل أن تقدروا عليهم فاعلموا أن الله غفور رحيم |
| | | Përveç atyre që janë penduar para se tçi kapni. E, dine pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues. |
|
704 | 5 | 35 | يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله وابتغوا إليه الوسيلة وجاهدوا في سبيله لعلكم تفلحون |
| | | O ju që besuat! Kinie frikë All-llahun dhe kërkoni afrim te Ai, luftoni në rrugën e Tij që të gjeni shpëtim. |
|
705 | 5 | 36 | إن الذين كفروا لو أن لهم ما في الأرض جميعا ومثله معه ليفتدوا به من عذاب يوم القيامة ما تقبل منهم ولهم عذاب أليم |
| | | Atyre që mohuan, edhe sikur të ishte e tyre e gjithë ajo që është në tokë, e edhe njëherë aq për ta dhënë shpagim (zhdëmtim) nga dënimi i ditës së kijametit, nuk u pranohet. Ata kanë dënim të dhembshëm. |
|
706 | 5 | 37 | يريدون أن يخرجوا من النار وما هم بخارجين منها ولهم عذاب مقيم |
| | | Ata përpiqen të dalin nga zjarri, por s’kanë të dalë nga ai, ata kanë dënim të përhershëm. |
|
707 | 5 | 38 | والسارق والسارقة فاقطعوا أيديهما جزاء بما كسبا نكالا من الله والله عزيز حكيم |
| | | Vjedhësit dhe vjedhësit preniu duart, si shpagim i veprës që bën, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë. |
|