نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
662 | 4 | 169 | إلا طريق جهنم خالدين فيها أبدا وكان ذلك على الله يسيرا |
| | | përveç në rrugën e skëterrës, në të cilën do të qëndrojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë, - e, kjo për Perëndinë është lehtë. |
|
663 | 4 | 170 | يا أيها الناس قد جاءكم الرسول بالحق من ربكم فآمنوا خيرا لكم وإن تكفروا فإن لله ما في السماوات والأرض وكان الله عليما حكيما |
| | | O njerëz! Pejgamberi, madje ua ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj; andaj, besoni – se (kjo) për ju është më mirë! E në qoftë se, nuk besoni (Perëndisë nuk i dëmtoni asgjë), dinie se të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. E, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm. |
|
664 | 4 | 171 | يا أهل الكتاب لا تغلوا في دينكم ولا تقولوا على الله إلا الحق إنما المسيح عيسى ابن مريم رسول الله وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه فآمنوا بالله ورسله ولا تقولوا ثلاثة انتهوا خيرا لكم إنما الله إله واحد سبحانه أن يكون له ولد له ما في السماوات وما في الأرض وكفى بالله وكيلا |
| | | O ithtarët e Librit! – mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Perëndinë thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemit, është vetëm Profet i Perëndisë dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemit, dhe shpirt nga Ai. Pra, besoni Perëndisë dhe pejgamberëve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zotra!” Frenohuni (nga kjo); është më mirë për ju. Se, Perëndia është vetëm një Zot – qoftë lavdëruar Ai! – Ai është i dlirët (nga shpifja) për të pasur fëmijë. Të Tij janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia mjafton për rregullimin e Gjithësisë. |
|
665 | 4 | 172 | لن يستنكف المسيح أن يكون عبدا لله ولا الملائكة المقربون ومن يستنكف عن عبادته ويستكبر فسيحشرهم إليه جميعا |
| | | Mesihu aspak nuk ngurron që të jetë rob i Perëndisë, si dhe as engjëjt më të afërm; e kushdo që ngurron nga të adhuruarit Perëndinë dhe bëhet arrogant (mendjemadh), Ai do t’i tubojë të gjithë përpara Veti. |
|
666 | 4 | 173 | فأما الذين آمنوا وعملوا الصالحات فيوفيهم أجورهم ويزيدهم من فضله وأما الذين استنكفوا واستكبروا فيعذبهم عذابا أليما ولا يجدون لهم من دون الله وليا ولا نصيرا |
| | | E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai ju plotëson shpërblimin e tyre dhe ua shton nga mirësitë e Tij. E, ata që ngurrojnë (në të adhuruarit e Perëndisë) dhe krenohen, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete, përveç Perëndisë, - as mbrojtës as ndihmëtar. |
|
667 | 4 | 174 | يا أيها الناس قد جاءكم برهان من ربكم وأنزلنا إليكم نورا مبينا |
| | | O njerëz! Me të vërtetë, ju ka ardhë dokumenti (Muhammedi) nga Zoti juaj, dhe ua kemi zbritur një Dritë (Kur’anin) të dukshme. |
|
668 | 4 | 175 | فأما الذين آمنوا بالله واعتصموا به فسيدخلهم في رحمة منه وفضل ويهديهم إليه صراطا مستقيما |
| | | E, ata që besojnë Perëndinë dhe i përmbahen fort Atij (dispozitave të Perëndisë), Ai do t’i shpie në mëshirën dhe mirësinë e Tij, do t’i udhëzojë ata kah Ai në rrugën e drejtë. |
|
669 | 4 | 176 | يستفتونك قل الله يفتيكم في الكلالة إن امرؤ هلك ليس له ولد وله أخت فلها نصف ما ترك وهو يرثها إن لم يكن لها ولد فإن كانتا اثنتين فلهما الثلثان مما ترك وإن كانوا إخوة رجالا ونساء فللذكر مثل حظ الأنثيين يبين الله لكم أن تضلوا والله بكل شيء عليم |
| | | Ata, kërkojnë nga ti fetva (vendim). Thuaju (o Muhammed!): “Perëndia u jep vendim per – kalalen – (njeriu që nuk lë për trashëgimtar as prindër e as fëmijë). Nëse vdes njeriu që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj i takon gjysma (e pasurisë) nga ajo që ka lënë ai, e ai (vëllau) e trashëgon atë, nëse ajo nuk ka fëmijë. Nëse janë dy motra, ato trashëgojnë dy të tretat nga ajo që ka lënë ai. Në qofshin trashëgimtarët vëllezër e motra, atëherë mashkullit i takon trashëgim sa dy femra (motra). Perëndia ju shpjegon këto, që të mos humbni rrugën ju. Se, Perëndia, me të vërtetë, di çdo gjë. |
|
670 | 5 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم يا أيها الذين آمنوا أوفوا بالعقود أحلت لكم بهيمة الأنعام إلا ما يتلى عليكم غير محلي الصيد وأنتم حرم إن الله يحكم ما يريد |
| | | O besimtarë! Plotësoni obligimet (marrëveshjet)! U lejua për ju ngrënia e shtazëve, përveç atyre që do t’ju lexohen juve; përderisa të gjendeni në haxhxhillëk, nuk u lejohet gjuetia. Me të vërtetë, Perëndia, vendos për atë që dëshiron. |
|
671 | 5 | 2 | يا أيها الذين آمنوا لا تحلوا شعائر الله ولا الشهر الحرام ولا الهدي ولا القلائد ولا آمين البيت الحرام يبتغون فضلا من ربهم ورضوانا وإذا حللتم فاصطادوا ولا يجرمنكم شنآن قوم أن صدوكم عن المسجد الحرام أن تعتدوا وتعاونوا على البر والتقوى ولا تعاونوا على الإثم والعدوان واتقوا الله إن الله شديد العقاب |
| | | O besimtarë! Mos e llogaritni për të lejueshme cenimin e shenjave të Perëndisë në haxhxhillëk, as muajt e mëdhenj, as kurbanin e Qabes, as kurbanët që janë të shënuar me xherdan, as (mos i pengoni) ata që kanë synuar të vizitojnë Qaben, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. E, kur të dilni prej ihramit (pas kryerjes së haxhxhillëkut), gjuani (nëse doni). Dhe, mos t’ju nxisë juve urrejtja ndaj disa njerëzve, nga se ju kanë penguar juve në të vizituarit e Qabesë, kurrsesi mos t’ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër. |
|