نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
658 | 4 | 165 | رسلا مبشرين ومنذرين لئلا يكون للناس على الله حجة بعد الرسل وكان الله عزيزا حكيما |
| | | (Na kemi dërguar) pejgamberë, sihariques dhe lajmërues (frikën), që njerëzit të mos kenë ndonjë vërejtje ndaj Perëndisë, pas ardhjes së pejgamberëve. Se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. |
|
659 | 4 | 166 | لكن الله يشهد بما أنزل إليك أنزله بعلمه والملائكة يشهدون وكفى بالله شهيدا |
| | | Perëndia dëshmon Profetninë tënde (o Muhammed!) me atë që ta ka shpallur ty, të cilën Ai ta ka shpallur me dijeninë e Tij – edhe engjëjt dëshmojnë (këtë), e Perëndia, të mjafton ty dëshmitar. |
|
660 | 4 | 167 | إن الذين كفروا وصدوا عن سبيل الله قد ضلوا ضلالا بعيدا |
| | | Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Perëndisë, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë. |
|
661 | 4 | 168 | إن الذين كفروا وظلموا لم يكن الله ليغفر لهم ولا ليهديهم طريقا |
| | | Ata që nuk besojnë dhe bëjnë zullum, Perëndia nuk i falë ata, as nuk do t’i udhëzojë në kurrfarë rruge, |
|
662 | 4 | 169 | إلا طريق جهنم خالدين فيها أبدا وكان ذلك على الله يسيرا |
| | | përveç në rrugën e skëterrës, në të cilën do të qëndrojnë vazhdimisht dhe përgjithmonë, - e, kjo për Perëndinë është lehtë. |
|
663 | 4 | 170 | يا أيها الناس قد جاءكم الرسول بالحق من ربكم فآمنوا خيرا لكم وإن تكفروا فإن لله ما في السماوات والأرض وكان الله عليما حكيما |
| | | O njerëz! Pejgamberi, madje ua ka sjellë të vërtetën nga Zoti juaj; andaj, besoni – se (kjo) për ju është më mirë! E në qoftë se, nuk besoni (Perëndisë nuk i dëmtoni asgjë), dinie se të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. E, Perëndia është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm. |
|
664 | 4 | 171 | يا أهل الكتاب لا تغلوا في دينكم ولا تقولوا على الله إلا الحق إنما المسيح عيسى ابن مريم رسول الله وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه فآمنوا بالله ورسله ولا تقولوا ثلاثة انتهوا خيرا لكم إنما الله إله واحد سبحانه أن يكون له ولد له ما في السماوات وما في الأرض وكفى بالله وكيلا |
| | | O ithtarët e Librit! – mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Perëndinë thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemit, është vetëm Profet i Perëndisë dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemit, dhe shpirt nga Ai. Pra, besoni Perëndisë dhe pejgamberëve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zotra!” Frenohuni (nga kjo); është më mirë për ju. Se, Perëndia është vetëm një Zot – qoftë lavdëruar Ai! – Ai është i dlirët (nga shpifja) për të pasur fëmijë. Të Tij janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. Perëndia mjafton për rregullimin e Gjithësisë. |
|
665 | 4 | 172 | لن يستنكف المسيح أن يكون عبدا لله ولا الملائكة المقربون ومن يستنكف عن عبادته ويستكبر فسيحشرهم إليه جميعا |
| | | Mesihu aspak nuk ngurron që të jetë rob i Perëndisë, si dhe as engjëjt më të afërm; e kushdo që ngurron nga të adhuruarit Perëndinë dhe bëhet arrogant (mendjemadh), Ai do t’i tubojë të gjithë përpara Veti. |
|
666 | 4 | 173 | فأما الذين آمنوا وعملوا الصالحات فيوفيهم أجورهم ويزيدهم من فضله وأما الذين استنكفوا واستكبروا فيعذبهم عذابا أليما ولا يجدون لهم من دون الله وليا ولا نصيرا |
| | | E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, Ai ju plotëson shpërblimin e tyre dhe ua shton nga mirësitë e Tij. E, ata që ngurrojnë (në të adhuruarit e Perëndisë) dhe krenohen, do të dënohen me ndëshkim pikëllues. Ata nuk do të gjejnë për vete, përveç Perëndisë, - as mbrojtës as ndihmëtar. |
|
667 | 4 | 174 | يا أيها الناس قد جاءكم برهان من ربكم وأنزلنا إليكم نورا مبينا |
| | | O njerëz! Me të vërtetë, ju ka ardhë dokumenti (Muhammedi) nga Zoti juaj, dhe ua kemi zbritur një Dritë (Kur’anin) të dukshme. |
|