نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
636 | 4 | 143 | مذبذبين بين ذلك لا إلى هؤلاء ولا إلى هؤلاء ومن يضلل الله فلن تجد له سبيلا |
| | | Luhaten në mes dilemës – as nuk janë me këta (muslimanët), as me ata (mohuesit). Cilitdo që Perëndia ia humbë udhën, ti (o Muhammed!) nuk do të mundesh t’u gjesh rrugë atyre. |
|
637 | 4 | 144 | يا أيها الذين آمنوا لا تتخذوا الكافرين أولياء من دون المؤمنين أتريدون أن تجعلوا لله عليكم سلطانا مبينا |
| | | O besimtarë! Mos merrni mohuesit për miq në vend të besimtarëve! A mos vallë doni t’i afroni Perëndisë dëshmi konkrete, kundër jush? |
|
638 | 4 | 145 | إن المنافقين في الدرك الأسفل من النار ولن تجد لهم نصيرا |
| | | Padyshim, hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të xhehennemit, dhe ti (o Muhammed!) kurrsesi nuk do t’ju gjesh ndihmëtarë atyre, |
|
639 | 4 | 146 | إلا الذين تابوا وأصلحوا واعتصموا بالله وأخلصوا دينهم لله فأولئك مع المؤمنين وسوف يؤت الله المؤمنين أجرا عظيما |
| | | përpos atyre që janë penduar, përmirësuar dhe mbështetur te Perëndia dhe që besimin e tyre ndaj Perëndisë e shfaqin haptas. Këta do të jenë me besimtarët e vërtetë. Me të vërtetë, Perëndia, do t’u japë shpërblim të madhe besimtarëve. |
|
640 | 4 | 147 | ما يفعل الله بعذابكم إن شكرتم وآمنتم وكان الله شاكرا عليما |
| | | Përse t’ju ndëshkojë Perëndia, - nëse jeni falenderues dhe besimtarë? E, Perëndia, është falenderues (duke dhënë shpërblim) dhe i Gjithëdijshëm. |
|
641 | 4 | 148 | لا يحب الله الجهر بالسوء من القول إلا من ظلم وكان الله سميعا عليما |
| | | Perëndia nuk don që të flitet sheshazi e keqja (nga askush), përveç nga të dëmtuarit. Se Perëndia çdo gjë dëgjon dhe çdo gjë dinë. |
|
642 | 4 | 149 | إن تبدوا خيرا أو تخفوه أو تعفوا عن سوء فإن الله كان عفوا قديرا |
| | | Në qoftë se ju bëni ndonjë vepër të mirë haptazi ose fshehurazi, ose falni ndonjë vepër të keqe, (Perëndia edhe juve ua falë). Se, Perëndia është falës imadh dhe i Plotëfuqishëm. |
|
643 | 4 | 150 | إن الذين يكفرون بالله ورسله ويريدون أن يفرقوا بين الله ورسله ويقولون نؤمن ببعض ونكفر ببعض ويريدون أن يتخذوا بين ذلك سبيلا |
| | | Me të vërtetë, ata që mohojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij (në besim) dhe të cilët thonë: “Na diçka besojmë, e diçka nuk besojmë” dhe dëshirojnë që në mes të kësaj të zgjedhin një rrugë – (ndëmjet besimit e mohimit), |
|
644 | 4 | 151 | أولئك هم الكافرون حقا وأعتدنا للكافرين عذابا مهينا |
| | | ata me siguri, janë mohues të vërtetë. Na kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit. |
|
645 | 4 | 152 | والذين آمنوا بالله ورسله ولم يفرقوا بين أحد منهم أولئك سوف يؤتيهم أجورهم وكان الله غفورا رحيما |
| | | E, atyre që besojnë Perëndinë dhe pejgamberët e Tij dhe nuk bëjnë ndryshim ndërmjet asnjërit nga ata, atyre do t’ju japim shpërblimin (e premtuar). Se Perëndia është falës dhe mëshirues. |
|