نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
611 | 4 | 118 | لعنه الله وقال لأتخذن من عبادك نصيبا مفروضا |
| | | All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: “Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj”, |
|
612 | 4 | 119 | ولأضلنهم ولأمنينهم ولآمرنهم فليبتكن آذان الأنعام ولآمرنهم فليغيرن خلق الله ومن يتخذ الشيطان وليا من دون الله فقد خسر خسرانا مبينا |
| | | Edhe do t’i shpie, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tërheq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme, dhe gjithsesi do t’i urdhëroj t’u presin veshët kafshëve, si edhe do t’u urdhëroj të ndryshojnë krijesat e All-llahut”. Kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha. |
|
613 | 4 | 120 | يعدهم ويمنيهم وما يعدهم الشيطان إلا غرورا |
| | | Ai u premton dhe i tërheq ata me shpresa të rrejshme, e atë që u premton djalli nuk është asgjë tjetër vetëm gënjeshtër, iluzion. |
|
614 | 4 | 121 | أولئك مأواهم جهنم ولا يجدون عنها محيصا |
| | | Të atillët e kanë vendin në xhehennem dhe ata nuk do të gjejnë shpëtim prej tij. |
|
615 | 4 | 122 | والذين آمنوا وعملوا الصالحات سندخلهم جنات تجري من تحتها الأنهار خالدين فيها أبدا وعد الله حقا ومن أصدق من الله قيلا |
| | | Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira do t’i shpiem në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë, e fjalët e kujt janë më të sinqerta se të All-llahut! |
|
616 | 4 | 123 | ليس بأمانيكم ولا أماني أهل الكتاب من يعمل سوءا يجز به ولا يجد له من دون الله وليا ولا نصيرا |
| | | Nuk është sipas dëshirës tuaj e as sipas dëshirës së pasardhësve të Librit: kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjejë, pos All-llahut, as ndihmës as mik; |
|
617 | 4 | 124 | ومن يعمل من الصالحات من ذكر أو أنثى وهو مؤمن فأولئك يدخلون الجنة ولا يظلمون نقيرا |
| | | Dhe kush bën ndonjë të mirë, qoftë mashkull apo femër, por që është besimtar, do të hyjë në xhennet dhe nuk do t’i bëhet as sa grima padrejtësi. |
|
618 | 4 | 125 | ومن أحسن دينا ممن أسلم وجهه لله وهو محسن واتبع ملة إبراهيم حنيفا واتخذ الله إبراهيم خليلا |
| | | Kush është më i mirë në fe se ai i cili sinqerisht i është dorëzuar All-llahut, duke bërë edhe vepra të mira, dhe që pason fenë e drejtë të Ibrahimit, e Ibrahimin All-llahu e konsideroi mik të mirë. |
|
619 | 4 | 126 | ولله ما في السماوات وما في الأرض وكان الله بكل شيء محيطا |
| | | Gjithë çka ka në qiej dhe në tokë është e All-llahut; dhe All-llahu i përfshinë në dijeninë e tij të gjitha. |
|
620 | 4 | 127 | ويستفتونك في النساء قل الله يفتيكم فيهن وما يتلى عليكم في الكتاب في يتامى النساء اللاتي لا تؤتونهن ما كتب لهن وترغبون أن تنكحوهن والمستضعفين من الولدان وأن تقوموا لليتامى بالقسط وما تفعلوا من خير فإن الله كان به عليما |
| | | Kërkojnë prej teje norma për gratë. Thuaj: “All-llahu do t’ua sqarojë normat për ato, edhe për atë që është komunikuar në Libër për femrat bonjake, të cilave nuk u jipet ajo që u takon me ligj dhe dëshironi të martoheni me to, edhe për fëmijtë e pafuqishëm, edhe që me bonjakët të veproni me drejtësi. Ndërkaq, All-llahu me siguri di shumë mirë për të mirat që bëni. |
|