نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
604 | 4 | 111 | ومن يكسب إثما فإنما يكسبه على نفسه وكان الله عليما حكيما |
| | | Ai, i cili meriton mëkat, atë e ka fituar në dëm të vet, kurse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. |
|
605 | 4 | 112 | ومن يكسب خطيئة أو إثما ثم يرم به بريئا فقد احتمل بهتانا وإثما مبينا |
| | | E kush bën gabim a mëkat dhe me at sulmon dikë të pafajshëm, i ka ngarkuar vetes haptazi shpifje dhe mëkat. |
|
606 | 4 | 113 | ولولا فضل الله عليك ورحمته لهمت طائفة منهم أن يضلوك وما يضلون إلا أنفسهم وما يضرونك من شيء وأنزل الله عليك الكتاب والحكمة وعلمك ما لم تكن تعلم وكان فضل الله عليك عظيما |
| | | Të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj teje, një grup nga ata kanë pasur ndërmend të të mashtrojnë, por s’mashtruan tjetër pos vetveten, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Ty All-llahu ta shpalli Librin dhe urtësinë dhe të ka mësuar atë që nuk e ke ditur; mirësia e All-llahut është e madhe ndaj teje. |
|
607 | 4 | 114 | لا خير في كثير من نجواهم إلا من أمر بصدقة أو معروف أو إصلاح بين الناس ومن يفعل ذلك ابتغاء مرضات الله فسوف نؤتيه أجرا عظيما |
| | | Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka ndonjë dobi, përveç se kur kërkojnë të ndahet sadakaja ose të bëhen vepra të mira ose të pajtojnë njerëz ndërmjet veti. Dhe kush e bën atë me dëshirë që të fitojë simpatinë e All-llahut, Ne, me siguri, do t’i japim shpërblim të madh. |
|
608 | 4 | 115 | ومن يشاقق الرسول من بعد ما تبين له الهدى ويتبع غير سبيل المؤمنين نوله ما تولى ونصله جهنم وساءت مصيرا |
| | | Kush i kundërshton Profetit, pasi që ai ia sqaron rrugën e drejtë, dhe shkon rrugës e cila nuk është rrugë e besimtarit, do ta lëshojmë të bëjë çka të dojë dhe ta hudhim në xhehennem. Sa vend i tmerrshëm është ai! |
|
609 | 4 | 116 | إن الله لا يغفر أن يشرك به ويغفر ما دون ذلك لمن يشاء ومن يشرك بالله فقد ضل ضلالا بعيدا |
| | | All-llahu nuk fal t’i vihet shok i barabartë, por çka është (mëkat) më i vogël se ky do t’ia falë kujt të dojë. Ndërkaq kush i bën All-llahut shok ai keq ka humbur! |
|
610 | 4 | 117 | إن يدعون من دونه إلا إناثا وإن يدعون إلا شيطانا مريدا |
| | | Ata në vend të Tij i luten idoleve femra, pra, nuk i luten tjetërkujt përveç djallit të mallkuar, |
|
611 | 4 | 118 | لعنه الله وقال لأتخذن من عبادك نصيبا مفروضا |
| | | All-llahu e mallkoi! Kurse ai i tha: “Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj”, |
|
612 | 4 | 119 | ولأضلنهم ولأمنينهم ولآمرنهم فليبتكن آذان الأنعام ولآمرنهم فليغيرن خلق الله ومن يتخذ الشيطان وليا من دون الله فقد خسر خسرانا مبينا |
| | | Edhe do t’i shpie, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tërheq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme, dhe gjithsesi do t’i urdhëroj t’u presin veshët kafshëve, si edhe do t’u urdhëroj të ndryshojnë krijesat e All-llahut”. Kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha. |
|
613 | 4 | 120 | يعدهم ويمنيهم وما يعدهم الشيطان إلا غرورا |
| | | Ai u premton dhe i tërheq ata me shpresa të rrejshme, e atë që u premton djalli nuk është asgjë tjetër vetëm gënjeshtër, iluzion. |
|