نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
577 | 4 | 84 | فقاتل في سبيل الله لا تكلف إلا نفسك وحرض المؤمنين عسى الله أن يكف بأس الذين كفروا والله أشد بأسا وأشد تنكيلا |
| | | Prandaj, lufto në rrugë të All-llahut, edhe vetë në qofsh, madje nxiti edhe besimtarët; mbase All-llahu ua ndal forcën atyre që nuk besojnë, sepse All-llahu është më i forti dhe dënimet e tij janë më të rrepta. |
|
578 | 4 | 85 | من يشفع شفاعة حسنة يكن له نصيب منها ومن يشفع شفاعة سيئة يكن له كفل منها وكان الله على كل شيء مقيتا |
| | | Kush angazhohet për të mirë, ai do të ketë pjesëmarrje në shpërblim, ai i cili angazhohet për të keq – edhe ai do të ketë pjesëmarrjen e vet në dënim – kurse All-llahu për të gjitha është vigjilent. |
|
579 | 4 | 86 | وإذا حييتم بتحية فحيوا بأحسن منها أو ردوها إن الله كان على كل شيء حسيبا |
| | | Kur t’ju përshëndes dikush, ua ktheni me përshëndetje më të mirë, ose me të njëjtë! All-llahu vërtetë për të gjitha do të kërkojë llogari. |
|
580 | 4 | 87 | الله لا إله إلا هو ليجمعنكم إلى يوم القيامة لا ريب فيه ومن أصدق من الله حديثا |
| | | All-llahu, që nuk ka tjetër përveç Tij, juve do t’ju tubojë në ditën e kijametit, për këtë nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut? |
|
581 | 4 | 88 | فما لكم في المنافقين فئتين والله أركسهم بما كسبوا أتريدون أن تهدوا من أضل الله ومن يضلل الله فلن تجد له سبيلا |
| | | Te hipokritët nuk keni dy grupe. Ata All-llahu i shpërblen me atë që e kanë merituar. Vallë a doni t’i drejtoni në rrugë të drejtë ata të cilët All-llahu i ka lënë të humbur! Ndërkaq, atë që e ka lënë All-llahu në mashtrim, ti kurrë nuk do t’i gjesh rrugë të drejtë. |
|
582 | 4 | 89 | ودوا لو تكفرون كما كفروا فتكونون سواء فلا تتخذوا منهم أولياء حتى يهاجروا في سبيل الله فإن تولوا فخذوهم واقتلوهم حيث وجدتموهم ولا تتخذوا منهم وليا ولا نصيرا |
| | | Ata mezi presin që edhe ju të jeni mosbesimtarë dhe të jeni të barabartë. Prandaj mos i pranoni për miq të mirë derisa nuk shpërngulën për hirë të All-llahut. E nëse kthejnë shpinën, atëherë zini dhe vritni kudo që t’i gjeni, edhe nga ata mos pranoni mik as ndihmëtar. |
|
583 | 4 | 90 | إلا الذين يصلون إلى قوم بينكم وبينهم ميثاق أو جاءوكم حصرت صدورهم أن يقاتلوكم أو يقاتلوا قومهم ولو شاء الله لسلطهم عليكم فلقاتلوكم فإن اعتزلوكم فلم يقاتلوكم وألقوا إليكم السلم فما جعل الله لكم عليهم سبيلا |
| | | Me përjashtim të atyre të cilët i bashkangjiten popullit me të cilin edhe ju keni marrëveshje për mossulmim, ose u vijnë juve nga se u vjen keq të luftojnë kundër jush apo popullit të vet. Të dojë All-llahu, do t’i kishte kthyer kundër jush dhe ata, me të vërtetë do të kishin luftuar kundër jush. Nëse ju lënë të qetë dhe nuk ju sulmojnë, dhe ju afrojnë paqe, atëherë All-llahu nuk ju jep leje kundër tyre. |
|
584 | 4 | 91 | ستجدون آخرين يريدون أن يأمنوكم ويأمنوا قومهم كل ما ردوا إلى الفتنة أركسوا فيها فإن لم يعتزلوكم ويلقوا إليكم السلم ويكفوا أيديهم فخذوهم واقتلوهم حيث ثقفتموهم وأولئكم جعلنا لكم عليهم سلطانا مبينا |
| | | Do të hasni edhe të tjerë të cilët dëshirojnë të jenë të besueshëm edhe te ju edhe te populli i vet; çdo herë kur kthehen në shpifje, kthehen në mosbesim. Nëse ata nuk ju lënë të qetë dhe nuk ju afrojnë paqe edhe nuk ndalen së luftuari kundër jush, ju zini dhe mbytni kudo që t’i zini. Ata janë kundër të cilëve ju japim të drejtë haptazi. |
|
585 | 4 | 92 | وما كان لمؤمن أن يقتل مؤمنا إلا خطأ ومن قتل مؤمنا خطأ فتحرير رقبة مؤمنة ودية مسلمة إلى أهله إلا أن يصدقوا فإن كان من قوم عدو لكم وهو مؤمن فتحرير رقبة مؤمنة وإن كان من قوم بينكم وبينهم ميثاق فدية مسلمة إلى أهله وتحرير رقبة مؤمنة فمن لم يجد فصيام شهرين متتابعين توبة من الله وكان الله عليما حكيما |
| | | Nuk bënë që besimtari të vrasë besimtarin, vetëm me pahirë. Ai që vret besimtarin me pahirë, duhet ta lirojë nga robëria një rob-besimtar, kurse familjes së tij t’ia paguajë gjakun; vetëm në qoftë se ata e falin. Në qoftë se ai është nga pala armike, por vetë është besimtar, duhet ta lirojë një rob-besimtar nga robëria; e nëse i takon palës me të cilën ju keni marrëveshje, duhet t’i paguajë gjakun familjes së tij dhe ta lirojë nga robëria një rob-besimtar. Po nëse nuk gjen rob, atëherë duhet të agjërojë dy muaj njëri pas tjetrit, për t’u penduar te All-llahu. Ndërkaq All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë. |
|
586 | 4 | 93 | ومن يقتل مؤمنا متعمدا فجزاؤه جهنم خالدا فيها وغضب الله عليه ولعنه وأعد له عذابا عظيما |
| | | Kush e mbyt qëllimisht besimtarin, dënim e ka xhehennemin, ku do të mbesë përgjithmonë, dhe All-llahu do ta lëshojë mbi të hidhërimin e vetë, e atë e ka mallkuar dhe i ka përgatitur mundim shumë të madh. |
|