نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
572 | 4 | 79 | ما أصابك من حسنة فمن الله وما أصابك من سيئة فمن نفسك وأرسلناك للناس رسولا وكفى بالله شهيدا |
| | | Çdo e mirë që të ndodhë është prej All-llahut, kurse të papriturën e ke prej vetvetes. Ne të kemi dërguar, vetëm si Profet, për tërë njerëzit, dhe All-llahu është dëshmitar i mjaftueshëm. |
|
573 | 4 | 80 | من يطع الرسول فقد أطاع الله ومن تولى فما أرسلناك عليهم حفيظا |
| | | Kush respekton Profetin e ka respektuar edhe All-llahun; kurse ai i cili kthen kryet në anë tjetër – ani, Ne nuk të kemi dërguar ty t’u bëhesh rojtar. |
|
574 | 4 | 81 | ويقولون طاعة فإذا برزوا من عندك بيت طائفة منهم غير الذي تقول والله يكتب ما يبيتون فأعرض عنهم وتوكل على الله وكفى بالله وكيلا |
| | | Ata thonë: “Përulemi”, por kur largohen prej teje, atëherë disa prej tyre natën ëndërrojnë të kundërtën me atë që flet ti, por All-llahu e di çka ëndërrojnë ata. Prandaj, ti hiqu atyre dhe kij mbështetje në All-llahun, sepse All-llahu është ndihmës i mjaftueshëm. |
|
575 | 4 | 82 | أفلا يتدبرون القرآن ولو كان من عند غير الله لوجدوا فيه اختلافا كثيرا |
| | | A nuk mendojnë ata për Kur’anin? Të ishte ai prej tjetërkujt e jo prej All-llahut, me siguri në të do të gjenin shumë kundërthënie. |
|
576 | 4 | 83 | وإذا جاءهم أمر من الأمن أو الخوف أذاعوا به ولو ردوه إلى الرسول وإلى أولي الأمر منهم لعلمه الذين يستنبطونه منهم ولولا فضل الله عليكم ورحمته لاتبعتم الشيطان إلا قليلا |
| | | Kur atyre u vjen diçka që ka të bëjë me sigurinë ose tmerrin, ata e bëjnë edhe më të madhe – e përhapin. Sikur ata t’i drejtohen për këtë Profetit ose përfaqësuesve të tyre, ata do t’i kishin njoftuar. Po të mos jetë mirësia e All-llahut dhe mëshira e tij ndaj jush, edhe ju, me siguri, përveç një pakice, do të kishin pasuar djallin. |
|
577 | 4 | 84 | فقاتل في سبيل الله لا تكلف إلا نفسك وحرض المؤمنين عسى الله أن يكف بأس الذين كفروا والله أشد بأسا وأشد تنكيلا |
| | | Prandaj, lufto në rrugë të All-llahut, edhe vetë në qofsh, madje nxiti edhe besimtarët; mbase All-llahu ua ndal forcën atyre që nuk besojnë, sepse All-llahu është më i forti dhe dënimet e tij janë më të rrepta. |
|
578 | 4 | 85 | من يشفع شفاعة حسنة يكن له نصيب منها ومن يشفع شفاعة سيئة يكن له كفل منها وكان الله على كل شيء مقيتا |
| | | Kush angazhohet për të mirë, ai do të ketë pjesëmarrje në shpërblim, ai i cili angazhohet për të keq – edhe ai do të ketë pjesëmarrjen e vet në dënim – kurse All-llahu për të gjitha është vigjilent. |
|
579 | 4 | 86 | وإذا حييتم بتحية فحيوا بأحسن منها أو ردوها إن الله كان على كل شيء حسيبا |
| | | Kur t’ju përshëndes dikush, ua ktheni me përshëndetje më të mirë, ose me të njëjtë! All-llahu vërtetë për të gjitha do të kërkojë llogari. |
|
580 | 4 | 87 | الله لا إله إلا هو ليجمعنكم إلى يوم القيامة لا ريب فيه ومن أصدق من الله حديثا |
| | | All-llahu, që nuk ka tjetër përveç Tij, juve do t’ju tubojë në ditën e kijametit, për këtë nuk ka dyshim fare. Po fjalët e kujt janë më të vërteta se të All-llahut? |
|
581 | 4 | 88 | فما لكم في المنافقين فئتين والله أركسهم بما كسبوا أتريدون أن تهدوا من أضل الله ومن يضلل الله فلن تجد له سبيلا |
| | | Te hipokritët nuk keni dy grupe. Ata All-llahu i shpërblen me atë që e kanë merituar. Vallë a doni t’i drejtoni në rrugë të drejtë ata të cilët All-llahu i ka lënë të humbur! Ndërkaq, atë që e ka lënë All-llahu në mashtrim, ti kurrë nuk do t’i gjesh rrugë të drejtë. |
|