نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
5242 | 67 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم تبارك الذي بيده الملك وهو على كل شيء قدير |
| | | Është i lartësuar Ai, në dorën e të cilit është pushteti dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë! – |
|
5243 | 67 | 2 | الذي خلق الموت والحياة ليبلوكم أيكم أحسن عملا وهو العزيز الغفور |
| | | Ai i cili ka krijur jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush vepron më mirë; - Ai është i Plotëfuqishëm dhe falës. |
|
5244 | 67 | 3 | الذي خلق سبع سماوات طباقا ما ترى في خلق الرحمن من تفاوت فارجع البصر هل ترى من فطور |
| | | Ai, i cili, i ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin, - ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie, dhe shiko edhe një ehrë a mos po sheh ndonjë plasaritje, |
|
5245 | 67 | 4 | ثم ارجع البصر كرتين ينقلب إليك البصر خاسئا وهو حسير |
| | | pastaj shiko përsëri shumë herë, shikimi do të kthehet i lodhur dhe i molisuar. |
|
5246 | 67 | 5 | ولقد زينا السماء الدنيا بمصابيح وجعلناها رجوما للشياطين وأعتدنا لهم عذاب السعير |
| | | Na, juve ua kemi zbukuruar qiellin më të afërm me yje të shkëlqyeshme dhe kemi bërë që (zjarri i tyre) t’i gjuajë djajtë, për të cilët kemi përgatitur dënimin me zjarr. |
|
5247 | 67 | 6 | وللذين كفروا بربهم عذاب جهنم وبئس المصير |
| | | Kurse, për ata që nuk besojnë në Zotin e tyre, dënimi është skëterra; e sa i shëmtuar është ai vendbanim! |
|
5248 | 67 | 7 | إذا ألقوا فيها سمعوا لها شهيقا وهي تفور |
| | | Kur të hudhen në të, do të dëgjohet psherëtima e tyre, e zjarri do të ndizet furishëm, |
|
5249 | 67 | 8 | تكاد تميز من الغيظ كلما ألقي فيها فوج سألهم خزنتها ألم يأتكم نذير |
| | | gati për të eksploduar nga ashpërsia. Kurdo që të hedhet në të ndonjë grup (jobesimtarësh), - rojtarët e skëterrës i pyesin ata: “A nuk u erdhi askush t’ua tërheq vërejtjen juve?” |
|
5250 | 67 | 9 | قالوا بلى قد جاءنا نذير فكذبنا وقلنا ما نزل الله من شيء إن أنتم إلا في ضلال كبير |
| | | “Po”, përgjigjen ata, gjithsesi na ka ardhur neve përkujtuesi, por ne i kemi mohuar ata dhe kemi thënë: “Perëndia nuk ka shpallur asgjë, ju jeni në humbje të madhe!” |
|
5251 | 67 | 10 | وقالوا لو كنا نسمع أو نعقل ما كنا في أصحاب السعير |
| | | Ata (jobesimtarët), thonë: “Sikur të kishim dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të skëterrës!” |
|