نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
522 | 4 | 29 | يا أيها الذين آمنوا لا تأكلوا أموالكم بينكم بالباطل إلا أن تكون تجارة عن تراض منكم ولا تقتلوا أنفسكم إن الله كان بكم رحيما |
| | | O besimtarë, mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, vetëm në formë tregtie me pëlqim të dyanshëm, dhe mos e mbytni vetveten! All-llahu është ndaj jush shumë i mëshirshëm. |
|
523 | 4 | 30 | ومن يفعل ذلك عدوانا وظلما فسوف نصليه نارا وكان ذلك على الله يسيرا |
| | | Ai që e bën këtë me përdhunë dhe padrejtësisht, Ne do ta hudhim në zjarr. Kjo është lehtë për All-llahun. |
|
524 | 4 | 31 | إن تجتنبوا كبائر ما تنهون عنه نكفر عنكم سيئاتكم وندخلكم مدخلا كريما |
| | | Nëse u shmangeni mëkateve të mëdha, nga ato gjëra që u janë ndaluar, Ne do t’i kapërcejmë sulmet tuaja dhe do t’iu shtimë në vende fisnike. |
|
525 | 4 | 32 | ولا تتمنوا ما فضل الله به بعضكم على بعض للرجال نصيب مما اكتسبوا وللنساء نصيب مما اكتسبن واسألوا الله من فضله إن الله كان بكل شيء عليما |
| | | Dhe mos lakmoni atë me çka All-llahu i ka dalluar disa prej jush. Meshkujve u takon dhurata për atë që punojnë, kurse grave dhurata për atë që ato e kanë merituar. Kërkoni mirësi prej All-llahut, se All-llahu, pa dyshim, di çdo gjë. |
|
526 | 4 | 33 | ولكل جعلنا موالي مما ترك الوالدان والأقربون والذين عقدت أيمانكم فآتوهم نصيبهم إن الله كان على كل شيء شهيدا |
| | | Ne kemi caktuar trashëgimtarë për gjithçka që lënë prindërit dhe të afërmit. Atyre, me të cilët keni lidhur kontrata, jepnu pjesën e tyre! All-llahu është njëmend dëshmitar i çdo sendi. |
|
527 | 4 | 34 | الرجال قوامون على النساء بما فضل الله بعضهم على بعض وبما أنفقوا من أموالهم فالصالحات قانتات حافظات للغيب بما حفظ الله واللاتي تخافون نشوزهن فعظوهن واهجروهن في المضاجع واضربوهن فإن أطعنكم فلا تبغوا عليهن سبيلا إن الله كان عليا كبيرا |
| | | Burrat janë mbështetje e grave me aq sa u ka dhënë All-llahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e vet. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në mosprezencën e burrit kujdesen, për atë që kujdesohet edhe All-llahu. Kurse ato, padëgjueshmërisë së të cilave i frikësoheni, ju këshilloni njëherë e pastaj ndane shtratin me to, madje edhe rrihni; e nëse bëhen të dëgjueshme ndaj jush, atëherë mos u bëni padrejtësi! All-llahu është vërtetë i madh dhe i lartëmadhërishëm. |
|
528 | 4 | 35 | وإن خفتم شقاق بينهما فابعثوا حكما من أهله وحكما من أهلها إن يريدا إصلاحا يوفق الله بينهما إن الله كان عليما خبيرا |
| | | Nëse frikësoheni se lind përçarje në mes atyre dyve, atëherë dërgoni një pajtimtar nga familja e tij e një pajtimtar nga familja e saj. Në qoftë se ata dy duan pajtimin, All-llahu do t’i pajtojë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i informuar. |
|
529 | 4 | 36 | واعبدوا الله ولا تشركوا به شيئا وبالوالدين إحسانا وبذي القربى واليتامى والمساكين والجار ذي القربى والجار الجنب والصاحب بالجنب وابن السبيل وما ملكت أيمانكم إن الله لا يحب من كان مختالا فخورا |
| | | Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të! Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët, edhe të varfërit e mjerë, edhe me fqinjët e afërm, edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët për rreth, edhe udhëtarët, edhe ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë. |
|
530 | 4 | 37 | الذين يبخلون ويأمرون الناس بالبخل ويكتمون ما آتاهم الله من فضله وأعتدنا للكافرين عذابا مهينا |
| | | Ata që janë koprracë dhe i urdhërojnë të tjerët për koprraci, dhe të cilët fshehin atë që All-llahu u ka dhënë nga begatia e vet – Ne mosbesimtarëve u kemi përgatitur dënim të turpshëm. |
|
531 | 4 | 38 | والذين ينفقون أموالهم رئاء الناس ولا يؤمنون بالله ولا باليوم الآخر ومن يكن الشيطان له قرينا فساء قرينا |
| | | Edhe atyre të cilët shpenzojnë pasurinë e tyre për t’u reklamuar para botës, dhe nuk i besojnë All-llahut e as botës tjetër. Pra, kush e ka djallin shok, shok të keq ka! |
|