نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
5208 | 64 | 9 | يوم يجمعكم ليوم الجمع ذلك يوم التغابن ومن يؤمن بالله ويعمل صالحا يكفر عنه سيئاته ويدخله جنات تجري من تحتها الأنهار خالدين فيها أبدا ذلك الفوز العظيم |
| | | Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë, e ai është shpëtimi i madh. |
|
5209 | 64 | 10 | والذين كفروا وكذبوا بآياتنا أولئك أصحاب النار خالدين فيها وبئس المصير |
| | | E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorët e zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq. |
|
5210 | 64 | 11 | ما أصاب من مصيبة إلا بإذن الله ومن يؤمن بالله يهد قلبه والله بكل شيء عليم |
| | | çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send. |
|
5211 | 64 | 12 | وأطيعوا الله وأطيعوا الرسول فإن توليتم فإنما على رسولنا البلاغ المبين |
| | | Pra, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, po nëse nuk e respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë. |
|
5212 | 64 | 13 | الله لا إله إلا هو وعلى الله فليتوكل المؤمنون |
| | | All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka zot tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët. |
|
5213 | 64 | 14 | يا أيها الذين آمنوا إن من أزواجكم وأولادكم عدوا لكم فاحذروهم وإن تعفوا وتصفحوا وتغفروا فإن الله غفور رحيم |
| | | O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmojët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues. |
|
5214 | 64 | 15 | إنما أموالكم وأولادكم فتنة والله عنده أجر عظيم |
| | | S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë sprovë, ndërsa ajo që është te All-llahu, është shpërblim i madh. |
|
5215 | 64 | 16 | فاتقوا الله ما استطعتم واسمعوا وأطيعوا وأنفقوا خيرا لأنفسكم ومن يوق شح نفسه فأولئك هم المفلحون |
| | | Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit. |
|
5216 | 64 | 17 | إن تقرضوا الله قرضا حسنا يضاعفه لكم ويغفر لكم والله شكور حليم |
| | | Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë. |
|
5217 | 64 | 18 | عالم الغيب والشهادة العزيز الحكيم |
| | | Është i gjithdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti. |
|