نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
5180 | 62 | 3 | وآخرين منهم لما يلحقوا بهم وهو العزيز الحكيم |
| | | Edhe të tjerët nga mesi i tyre të cilët ende nuk kanë arritur, Ai është i fortë i urtë. |
|
5181 | 62 | 4 | ذلك فضل الله يؤتيه من يشاء والله ذو الفضل العظيم |
| | | Ajo është mirësi e All-llahut që Ai ia jep kujt të dojë, dhe All-llahu ka mirësi të madhe. |
|
5182 | 62 | 5 | مثل الذين حملوا التوراة ثم لم يحملوها كمثل الحمار يحمل أسفارا بئس مثل القوم الذين كذبوا بآيات الله والله لا يهدي القوم الظالمين |
| | | Shembulli i atyre që janë ngarkuar të veprojnë me Tevrat dhe nuk kanë vepruar ashtu është si shembulli i gomarit që bart libra. Po sa shembull i keq është ai i popullit që mohon argumentet e All-llahut! All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin kriminel. |
|
5183 | 62 | 6 | قل يا أيها الذين هادوا إن زعمتم أنكم أولياء لله من دون الناس فتمنوا الموت إن كنتم صادقين |
| | | Thuaj: “O ebrej, nëse konstatoni se ju jeni të dashur të All-llahut nga tërë njerëzit tjerë, atëherë dëshironie vdekjen nëse jeni të sinqertë”, |
|
5184 | 62 | 7 | ولا يتمنونه أبدا بما قدمت أيديهم والله عليم بالظالمين |
| | | Por nuk do ta dëshirojnë kurrë për shkak të asaj që kanë përgatitur duartë e tyre. All-llahu i di mirë mizorët. |
|
5185 | 62 | 8 | قل إن الموت الذي تفرون منه فإنه ملاقيكم ثم تردون إلى عالم الغيب والشهادة فينبئكم بما كنتم تعملون |
| | | thuaj: “Vdekja prej së cilës ikni, me të vërtetë do t’iu arrijë. Pastaj do të ktheheni tek Ai i cili e di të padukshmen edhe të dukshmen, dhe do t’iu informojë se çka keni punuar”. |
|
5186 | 62 | 9 | يا أيها الذين آمنوا إذا نودي للصلاة من يوم الجمعة فاسعوا إلى ذكر الله وذروا البيع ذلكم خير لكم إن كنتم تعلمون |
| | | O besimtarë, kur të thirret për namazin e ditës së xhumasë, lini shitblerjen dhe shpejtoni të falni namazin ajo është më mirë për ju, në qoftë se e dini. |
|
5187 | 62 | 10 | فإذا قضيت الصلاة فانتشروا في الأرض وابتغوا من فضل الله واذكروا الله كثيرا لعلكم تفلحون |
| | | Dhe kur të kryhet namazi atëherë shpërndahuni nëpër toka dhe kërkoni mirësinë e All-llahut dhe përmendne All-llahun shpesh, ndoshta do të shpëtoni. |
|
5188 | 62 | 11 | وإذا رأوا تجارة أو لهوا انفضوا إليها وتركوك قائما قل ما عند الله خير من اللهو ومن التجارة والله خير الرازقين |
| | | Por kur ata shohin ndonjë tregti apo dëfrim vërsulen atje dhe ty të lënë të qëndrosh në këmbë. Thuaj: “Ajo çka është tek All-llahu është më e mirë se zbavitja dhe tregtia”, sepse All-llahu është furnizues më i mirë. |
|
5189 | 63 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم إذا جاءك المنافقون قالوا نشهد إنك لرسول الله والله يعلم إنك لرسوله والله يشهد إن المنافقين لكاذبون |
| | | Kur të vijnë hipokritët të thonë: “Ne dëshmojmë se ti je, me të vërtetë, Profet i All-llahut” edhe All-llahu e di se ti je njëmend Profet i Tij, porse All-llahu dëshmon se hipokritët janë me siguri rrenacak. |
|