نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
5139 | 59 | 13 | لأنتم أشد رهبة في صدورهم من الله ذلك بأنهم قوم لا يفقهون |
| | | Më shumë u frikësohen juve se All-llahut. Ajo për shkak se ata janë një popull që nuk kuptojnë. |
|
5140 | 59 | 14 | لا يقاتلونكم جميعا إلا في قرى محصنة أو من وراء جدر بأسهم بينهم شديد تحسبهم جميعا وقلوبهم شتى ذلك بأنهم قوم لا يعقلون |
| | | Ata nuk do të luftojnë kundër jush të gjithë, përveç në qytetet e fortifikuara ose pas mureve. Forca e tyre është e madhe ndër veti. Ti kujton se janë të bashkuar, por në zemër janë të përçarë. Kjo është për shkak se ata janë një popull që s’marrin vesh. |
|
5141 | 59 | 15 | كمثل الذين من قبلهم قريبا ذاقوا وبال أمرهم ولهم عذاب أليم |
| | | Sikur ata përpara atyre, jo fort moti, shijuan pasojat e punës së tyre dhe ata kanë dënim të dhembshëm, |
|
5142 | 59 | 16 | كمثل الشيطان إذ قال للإنسان اكفر فلما كفر قال إني بريء منك إني أخاف الله رب العالمين |
| | | Sikur djalli kur i tha njeriut: “Moho”! por kur ai mohoi, atëherë i thotë: “Unë heq dorë prej teje, unë i frikësohem All-llahut, Zotit të botërave”. |
|
5143 | 59 | 17 | فكان عاقبتهما أنهما في النار خالدين فيها وذلك جزاء الظالمين |
| | | Kurse përfundimi i të dyve është: të dy përgjithmonë janë në zjarr. Ai është shpërblim i mizorëve. |
|
5144 | 59 | 18 | يا أيها الذين آمنوا اتقوا الله ولتنظر نفس ما قدمت لغد واتقوا الله إن الله خبير بما تعملون |
| | | O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe secili le të shikojë se çka ka bërë për nesër. Frikësohuni All-llahut! Me të vërtetë All-llahu është i informuar se çka punoni. |
|
5145 | 59 | 19 | ولا تكونوا كالذين نسوا الله فأنساهم أنفسهم أولئك هم الفاسقون |
| | | Mos u bëni si ata që e harruan All-llahun dhe Ai i bëri të harrojnë vetveten. Ata janë të mbrapshtë. |
|
5146 | 59 | 20 | لا يستوي أصحاب النار وأصحاب الجنة أصحاب الجنة هم الفائزون |
| | | Nuk janë të barabartë banorët e xhehennemit dhe banorët e xhennetit. Banorët e xhennetit janë ata që kanë arritur sukses. |
|
5147 | 59 | 21 | لو أنزلنا هذا القرآن على جبل لرأيته خاشعا متصدعا من خشية الله وتلك الأمثال نضربها للناس لعلهم يتفكرون |
| | | Sikur këtë Kur’an t’ia kishim zbritur ndonjë mali do ta kishe parë si përulet dhe si coptohet nga frika e All-llahut. Ata janë shembuj që ua sjellim njerëzve, ndoshta mendojnë! |
|
5148 | 59 | 22 | هو الله الذي لا إله إلا هو عالم الغيب والشهادة هو الرحمن الرحيم |
| | | Ai është All-llahu i cili, nuk ka tjetër Zot përveç atij, di të padukshmen dhe të dukshmen. Ai është i gjithmëshirshëm, mëshirëplotë. |
|