نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
5120 | 58 | 16 | اتخذوا أيمانهم جنة فصدوا عن سبيل الله فلهم عذاب مهين |
| | | Betimin e kanë marë si mbrojtje dhe i largojnë nga rruga e All-llahut, ata do të kenë dënim poshtërues. |
|
5121 | 58 | 17 | لن تغني عنهم أموالهم ولا أولادهم من الله شيئا أولئك أصحاب النار هم فيها خالدون |
| | | Atyre tek All-llahu kurrgjë nuk do t’u bëjë dobi as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të mbesin përgjithmonë. |
|
5122 | 58 | 18 | يوم يبعثهم الله جميعا فيحلفون له كما يحلفون لكم ويحسبون أنهم على شيء ألا إنهم هم الكاذبون |
| | | Atë ditë kur All-llahu t’i ringjallë të gjithë dhe kur t’i betohen siç u betohen juve dhe mendojnë se arrijnë diçka. Ruaju se ata njëmend janë rrenacak. |
|
5123 | 58 | 19 | استحوذ عليهم الشيطان فأنساهم ذكر الله أولئك حزب الشيطان ألا إن حزب الشيطان هم الخاسرون |
| | | Ata i ka mposhtur djalli dhe e kanë harruar përmendjen e All-llahut. Ata janë parti e djallit, ruaju nga partia e djallit, ata janë në humbje. |
|
5124 | 58 | 20 | إن الذين يحادون الله ورسوله أولئك في الأذلين |
| | | Me të vërtetë ata që i kundërvihen All-llahut dhe Profetit të tij, ata janë ndër më të poshtrit. |
|
5125 | 58 | 21 | كتب الله لأغلبن أنا ورسلي إن الله قوي عزيز |
| | | All-llahu e ka shkruar: “Pa dyshim do të ngadhnjejë unë dhe Profeti im”. All-llahu është, me siguri shumë i fortë. |
|
5126 | 58 | 22 | لا تجد قوما يؤمنون بالله واليوم الآخر يوادون من حاد الله ورسوله ولو كانوا آباءهم أو أبناءهم أو إخوانهم أو عشيرتهم أولئك كتب في قلوبهم الإيمان وأيدهم بروح منه ويدخلهم جنات تجري من تحتها الأنهار خالدين فيها رضي الله عنهم ورضوا عنه أولئك حزب الله ألا إن حزب الله هم المفلحون |
| | | Nuk do të gjesh asnjë popull që i beson All-llahut dhe Ditës së gjykimit e që ka miqësi me ata që i kundërvihen All-llahut dhe Profetit të Tij, edhe sikur të jenë baballarët e tyre, ose djemtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose të afërmit e tyre. Ata janë në zemrat e të cilëve e ka shkruar besimin dhe i ka përkrahur me forcën e tij. Dhe ai do t’i shpjerë në xhennete ku rrjedhin lumenj dhe aty do të mbesin përgjithmonë. All-llahu është i kënaqur me ata, por edhe ata janë të kënaqur me Të. Ata janë aleatë të All-llahut. Kujdes! Aleancë e All-llahut, ata janë njëmend të shpëtuar. |
|
5127 | 59 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم سبح لله ما في السماوات وما في الأرض وهو العزيز الحكيم |
| | | All-llahun e lartëson gjithçka ka në qiej dhe në tokë. Ai është i forti, i urti. |
|
5128 | 59 | 2 | هو الذي أخرج الذين كفروا من أهل الكتاب من ديارهم لأول الحشر ما ظننتم أن يخرجوا وظنوا أنهم مانعتهم حصونهم من الله فأتاهم الله من حيث لم يحتسبوا وقذف في قلوبهم الرعب يخربون بيوتهم بأيديهم وأيدي المؤمنين فاعتبروا يا أولي الأبصار |
| | | Ai është i cili me rastin e shpërnguljes së parë i nxorri nga shtëpitë e veta ithtarët e Librit të cilët kishin mohuar. Ju nuk keni menduar se ata do të dalin, kurse ata kanë menduar se fortifikata e tyre do t’i mbrojë prej All-llahut, mirëpo All-llahu ia behu prej nga nuk e kishin menduar dhe i futi frikën në zemrat e tyre dhe me duar të veta edhe me duar të muslimanëve i shembën shtëpitë e tyre. Prandaj mblidhni mendjen ju që shikoni! |
|
5129 | 59 | 3 | ولولا أن كتب الله عليهم الجلاء لعذبهم في الدنيا ولهم في الآخرة عذاب النار |
| | | Sikur të mos ua kishte caktuar All-llahu dëbimin, do t’i kisht dënuar në këtë botë. Kurse ata në botën tjetër i pret dënim me zjarr. |
|