نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
5116 | 58 | 12 | يا أيها الذين آمنوا إذا ناجيتم الرسول فقدموا بين يدي نجواكم صدقة ذلك خير لكم وأطهر فإن لم تجدوا فإن الله غفور رحيم |
| | | O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me Profetin, para këshillimit jepni lëmoshë, ajo është më mire dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni – Perëndia me të vërtetë, është falës dhe mëshirues. |
|
5117 | 58 | 13 | أأشفقتم أن تقدموا بين يدي نجواكم صدقات فإذ لم تفعلوا وتاب الله عليكم فأقيموا الصلاة وآتوا الزكاة وأطيعوا الله ورسوله والله خبير بما تعملون |
| | | A mos po frikoheni që para këshillimit tuaj të jepni lëmoshë?! E nëse nuk jepni, e Perëndia ju ka falur, atëherë kryeni namazin dhe jepini zeqatin dhe dëgjoni Perëndinë e Profetin e Tij. Perëndia di çdo gjë që punoni. |
|
5118 | 58 | 14 | ألم تر إلى الذين تولوا قوما غضب الله عليهم ما هم منكم ولا منهم ويحلفون على الكذب وهم يعلمون |
| | | A nuk i sheh ata, të cilët shoqërohen me njerëzit, ndaj të cilëve Perëndia është i zemruar? Ata nuk janë as nga ju as nga ata, e madje, betohen rrejshëm duke qenë të vetëdijshëm (për të) |
|
5119 | 58 | 15 | أعد الله لهم عذابا شديدا إنهم ساء ما كانوا يعملون |
| | | Perëndia atyre u ka përgatitur denim të rëndë, sepse, me të vërtetë, janë të shëmtuara ato që punojnë: |
|
5120 | 58 | 16 | اتخذوا أيمانهم جنة فصدوا عن سبيل الله فلهم عذاب مهين |
| | | betimet e tyre i kanë bërë perde, andaj i pengojnë nga rruga e Perëndisë; ata i prêt dënimi i poshtëruar. |
|
5121 | 58 | 17 | لن تغني عنهم أموالهم ولا أولادهم من الله شيئا أولئك أصحاب النار هم فيها خالدون |
| | | As pasuria, as fëmijët e tyre, nuk do t’u ndihmojnë aspak te Perëndia, ata do të jenë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. |
|
5122 | 58 | 18 | يوم يبعثهم الله جميعا فيحلفون له كما يحلفون لكم ويحسبون أنهم على شيء ألا إنهم هم الكاذبون |
| | | Në Ditën kur Perëndia do t’i ngjallë të gjithë, ata do t’i betohen Atij, sikundër që ju kanë betuar juve, duke menduar se do të kenë fare dobie prej saj. Po, me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë të mëdhenj! |
|
5123 | 58 | 19 | استحوذ عليهم الشيطان فأنساهم ذكر الله أولئك حزب الشيطان ألا إن حزب الشيطان هم الخاسرون |
| | | Ata i ka mbizotëruar djalli dhe i ka bërë që ta harrojnë Perëndinë. Ata janë në grupin e djallit, e ata që janë në këtë grup, me siguri, do të pësojnë (shkatërrohen). |
|
5124 | 58 | 20 | إن الذين يحادون الله ورسوله أولئك في الأذلين |
| | | Ata që kundërshtojnë Perëndinë dhe Profetin e Tij, do të jenë në shkallën më të poshtëruar. |
|
5125 | 58 | 21 | كتب الله لأغلبن أنا ورسلي إن الله قوي عزيز |
| | | Perëndia ka shkruar (në Librin e shenjtë “Levhi Mahfudh”): “Unë dhe profetët e Mi do të fitojmë me siguri!” – Perëndia, me të vërtetë, është i fortë dhe i Plotëfuqishëm. |
|