نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4609 | 48 | 26 | إذ جعل الذين كفروا في قلوبهم الحمية حمية الجاهلية فأنزل الله سكينته على رسوله وعلى المؤمنين وألزمهم كلمة التقوى وكانوا أحق بها وأهلها وكان الله بكل شيء عليما |
| | | (Kujtoje ti) kur në zemrat e mohuesve u shfaq krenaria, krenaria pagane, e Perëndia zbriti qetësinë e Tij në zemrën e Pejgamberit dhe të besimtarëve dhe i obligoi ata me fjalën e takvasë (shehadetit) e ata gjithsesi – kanë pasur më shumë të drejtë dhe kanë qenë të denjë për të, - e Perëndia është i Gjithëdijshëm për çdo gjë. |
|
4610 | 48 | 27 | لقد صدق الله رسوله الرؤيا بالحق لتدخلن المسجد الحرام إن شاء الله آمنين محلقين رءوسكم ومقصرين لا تخافون فعلم ما لم تعلموا فجعل من دون ذلك فتحا قريبا |
| | | Perëndia e realizoi (sendërtoi) ëndërrën e Pejgamberit të vet me të vërtetën: “Me siguri, ju do të hyni në Mesxhidil-Haram, nëse jep Perëndia, (dhe këtë) të sigurt, kokë-rruar dhe flokë-shkurtuar, pa kurrfarë frike. Ai e ka ditur atë që nuk e keni ditur ju. Dhe, para kësaj (hyrjes në Mekke), ju ka dhuruar një fitore të afërt. |
|
4611 | 48 | 28 | هو الذي أرسل رسوله بالهدى ودين الحق ليظهره على الدين كله وكفى بالله شهيدا |
| | | Ai e ka dërguar Pejgamberin e Vet me Udhëzim (në rrugë të drejtë) he fenë e vërtetë, për ta ngritur mbi të gjitha fetë. E, Perëndia është dëshmitar i mjaftueshëm! |
|
4612 | 48 | 29 | محمد رسول الله والذين معه أشداء على الكفار رحماء بينهم تراهم ركعا سجدا يبتغون فضلا من الله ورضوانا سيماهم في وجوههم من أثر السجود ذلك مثلهم في التوراة ومثلهم في الإنجيل كزرع أخرج شطأه فآزره فاستغلظ فاستوى على سوقه يعجب الزراع ليغيظ بهم الكفار وعد الله الذين آمنوا وعملوا الصالحات منهم مغفرة وأجرا عظيما |
| | | Muhammedi është Pejgamber i Perëndisë. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre. I sheh ata si bëjnë ruqu dhe sexhde duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Perëndisë. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Tevrat. E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: (ata janë) si fara (e mbjellur) që lëshon filizat (e vogla) të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet (vertikalisht) në trungun e vet; (kështu që), e entusiazmon atë që e ka mbjellë, - që për (këtë gjë) t’i zemrojë mohuesit. Perëndia u ka premtuar atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira (të gjithë atyre) – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh. |
|
4613 | 49 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم يا أيها الذين آمنوا لا تقدموا بين يدي الله ورسوله واتقوا الله إن الله سميع عليم |
| | | O ju që keni besuar! Mos nxitoi para urdhërit (dispozitës) së Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe druani Perëndisë! Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. |
|
4614 | 49 | 2 | يا أيها الذين آمنوا لا ترفعوا أصواتكم فوق صوت النبي ولا تجهروا له بالقول كجهر بعضكم لبعض أن تحبط أعمالكم وأنتم لا تشعرون |
| | | O ju që keni besuar! Mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos bisedoni me të me zë të lartë, ashtu si flitni zëshëm njëri me tjetrin, në mëhyrë që mos t’u humbin veprat tuaja – e që ju të mos i hetoni. |
|
4615 | 49 | 3 | إن الذين يغضون أصواتهم عند رسول الله أولئك الذين امتحن الله قلوبهم للتقوى لهم مغفرة وأجر عظيم |
| | | Me të vërtetë, ata që ulin zërin para (në prezencën e) Pejgamberit të Perëndisë – e ata janë (ata), zemrat e të cilëve Perëndia i ka kalitur për besim. Për ta ka falje dhe shpërblim të madh. |
|
4616 | 49 | 4 | إن الذين ينادونك من وراء الحجرات أكثرهم لا يعقلون |
| | | Me të vërtetë, ata që të thërrasin ty pas (mureve) të dhomave (tuaja), shumica e tyre nuk mendojnë. |
|
4617 | 49 | 5 | ولو أنهم صبروا حتى تخرج إليهم لكان خيرا لهم والله غفور رحيم |
| | | E sikur të durojnë ata deri sa t’ju dalish ti atyre, do të ishte më mirë për ta; e Perëndia ësht falës dhe mëshirues. |
|
4618 | 49 | 6 | يا أيها الذين آمنوا إن جاءكم فاسق بنبإ فتبينوا أن تصيبوا قوما بجهالة فتصبحوا على ما فعلتم نادمين |
| | | O ju që keni besuar! Nëse ndonjë njeri i pandershëm ju sjell ndonjë lajm, analizoni mirë, për të mos i bërë dëm ndokujt nga mosdijenia, e të pendoheni pastaj për atë që keni punuar. |
|