نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
460 | 3 | 167 | وليعلم الذين نافقوا وقيل لهم تعالوا قاتلوا في سبيل الله أو ادفعوا قالوا لو نعلم قتالا لاتبعناكم هم للكفر يومئذ أقرب منهم للإيمان يقولون بأفواههم ما ليس في قلوبهم والله أعلم بما يكتمون |
| | | dhe për t’i zbuluar hipokritët, e kur iu tha atyre: “Ejani të luftoni në rrugën e Perëndisë, ose të paktën mbrohuni!” – ata u përgjigjen: “Sikur ta dinim që do të bëhet luftë e vërtetë, na, me siguri, do t’ju pasonim”. Atë ditë ata ishin më afër mohimit sesa besimit, sepse me gojën e tyre flisnin atë, që nuk e kishin në zemrat e tyre, - se, Perëndia i di mirë ato që i fshehin ata. |
|
461 | 3 | 168 | الذين قالوا لإخوانهم وقعدوا لو أطاعونا ما قتلوا قل فادرءوا عن أنفسكم الموت إن كنتم صادقين |
| | | Atyre që nuk luftuan e u thanë vëllezërve të vet: “Sikur të na dëgjonit neve nuk do të mbyteshit”, thuaju: “Prapsojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!” |
|
462 | 3 | 169 | ولا تحسبن الذين قتلوا في سبيل الله أمواتا بل أحياء عند ربهم يرزقون |
| | | Kurrsesi mos i konsideroni të vdekur ata, që janë vrarë në rrugën e Perëndisë. Jo, (ata) janë të gjallë dhe të ushqyer (shpirtërisht) te Zoti. |
|
463 | 3 | 170 | فرحين بما آتاهم الله من فضله ويستبشرون بالذين لم يلحقوا بهم من خلفهم ألا خوف عليهم ولا هم يحزنون |
| | | Janë të gëzuar për atë që ua ka dhënë Perëndia nga dhuntitë e Tij dhe sihariqohen me ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (shoqëruar) dhe që kanë ngelur pas tyre, meqë nuk do të ketë kurrfarë frike dhe të cilët për asgjë nuk do të pikëllohen; |
|
464 | 3 | 171 | يستبشرون بنعمة من الله وفضل وأن الله لا يضيع أجر المؤمنين |
| | | sihariqohen ata me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, sepse, Perëndia nuk ua humbë shpërblimin besimtarëve. |
|
465 | 3 | 172 | الذين استجابوا لله والرسول من بعد ما أصابهم القرح للذين أحسنوا منهم واتقوا أجر عظيم |
| | | Ata që pas disfatës që pësuan (në Uhud), iu përgjigjën thirrjes së Perëndisë dhe të Pejgamberit, dhe për ta, të cilët kanë bërë mirësi dhe që iu kanë druajtur (Perëndisë), ka shpërblim të madh; |
|
466 | 3 | 173 | الذين قال لهم الناس إن الناس قد جمعوا لكم فاخشوهم فزادهم إيمانا وقالوا حسبنا الله ونعم الوكيل |
| | | atyre, të cilëve u thanë njerëzit: “Armiku është përgatitur kundër jush, frikohuni!” Kjo përkundrazi ua shtoi atyre besimin, e thanë: “Neve na mjafton Perëndia, dhe Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” |
|
467 | 3 | 174 | فانقلبوا بنعمة من الله وفضل لم يمسسهم سوء واتبعوا رضوان الله والله ذو فضل عظيم |
| | | Ata u kthyen (nga Bedri) me dhuntitë dhe begatitë e Perëndisë, nuk i gjeti asgjë e keqe dhe bënë që Perëndia të jetë i kënaqur. Perëndia është Zot i begatisë së madhe. |
|
468 | 3 | 175 | إنما ذلكم الشيطان يخوف أولياءه فلا تخافوهم وخافون إن كنتم مؤمنين |
| | | Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! |
|
469 | 3 | 176 | ولا يحزنك الذين يسارعون في الكفر إنهم لن يضروا الله شيئا يريد الله ألا يجعل لهم حظا في الآخرة ولهم عذاب عظيم |
| | | Mos të brengosin ty (o Muhammed!) ata që nxitojnë në mohim. Sepse, me të vërtetë ata nuk mund t’i bëjnë kurrfarë dëmi Perëndisë. Perëndia don që të mos i shpërblejë ata me kurrfarë dhurate në botën tjetër; dhe për ata ka ndëshkim të madh. |
|