نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4513 | 46 | 3 | ما خلقنا السماوات والأرض وما بينهما إلا بالحق وأجل مسمى والذين كفروا عما أنذروا معرضون |
| | | Ne i krijuam qiejt dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre me qëllim dhe afat të caktuar, kurse mosbesimtarët i kthejnë shpinë asaj me çka u tërhiqet vërejtja. |
|
4514 | 46 | 4 | قل أرأيتم ما تدعون من دون الله أروني ماذا خلقوا من الأرض أم لهم شرك في السماوات ائتوني بكتاب من قبل هذا أو أثارة من علم إن كنتم صادقين |
| | | Thuaj: “Më tregoni mua çka kanë krijuar në tokë dhe çfarë pjesëmarrje kanë ata në qiej, të cilëve ju në vend të All-llahut u luteni? Ma sillni një libër më të hershëm se këtë, ose ndonjë gjurmë të dijes, nëse flisni të vërtetën”. |
|
4515 | 46 | 5 | ومن أضل ممن يدعو من دون الله من لا يستجيب له إلى يوم القيامة وهم عن دعائهم غافلون |
| | | Kush është më i humbur se ai i cili, në vend të All-llahut, e lutë atë që nuk do t’i përgjigjet deri në Ditën e kijametit dhe ata janë indiferentë ndaj lutjeve të tyre. |
|
4516 | 46 | 6 | وإذا حشر الناس كانوا لهم أعداء وكانوا بعبادتهم كافرين |
| | | Kur të tubohen njerëzit ata (idhujt) do të jenë armiq të këtyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre. |
|
4517 | 46 | 7 | وإذا تتلى عليهم آياتنا بينات قال الذين كفروا للحق لما جاءهم هذا سحر مبين |
| | | Por kur t’u lexohen ajetet Tona të qarta, atëherë ata që nuk besojnë, thonë për të vërtetën, sapo u vjen, “Kjo është magji flagrante”. |
|
4518 | 46 | 8 | أم يقولون افتراه قل إن افتريته فلا تملكون لي من الله شيئا هو أعلم بما تفيضون فيه كفى به شهيدا بيني وبينكم وهو الغفور الرحيم |
| | | E ata të thonë: “Ai e trillon”? Thuaj: “Po nëse e kam trilluar, ju nuk do të mund të më mbroni aspak prej All-llahut. Ai e di mirë se ç’flisni ju për të. Ai mjafton për dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Ai fal dhe është i gjithmëshirshëm”. |
|
4519 | 46 | 9 | قل ما كنت بدعا من الرسل وما أدري ما يفعل بي ولا بكم إن أتبع إلا ما يوحى إلي وما أنا إلا نذير مبين |
| | | Thuaj: “Unë nuk jam profet i parë dhe nuk e di se çdo të bëhet me mua dhe me ju. Unë pasoj vetëm atë që më shpallet dhe jam vetëm një qortues i hapët”. |
|
4520 | 46 | 10 | قل أرأيتم إن كان من عند الله وكفرتم به وشهد شاهد من بني إسرائيل على مثله فآمن واستكبرتم إن الله لا يهدي القوم الظالمين |
| | | Thuaj: “Më tregoni ç’\mendoni ju nëse është (Kur’ani) prej All-llahut, kurse ju e keni mohuar, edhe pse një nga izraelitët e ka dëshmuar se është nga All-llahu. Ai i pat besuar, kurse ju u bëtë arrogantë”. All-llahu, me të vërtetë, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor. |
|
4521 | 46 | 11 | وقال الذين كفروا للذين آمنوا لو كان خيرا ما سبقونا إليه وإذ لم يهتدوا به فسيقولون هذا إفك قديم |
| | | Dhe mosbesimtarët u thonë besimtarëve: “Të ish diçka e mirë këtë nuk do të na e kalonin ata”, por meqë nuk drejtohen në rrugë të drejtë do të thonë: “Ky është trillim i vjetër”. |
|
4522 | 46 | 12 | ومن قبله كتاب موسى إماما ورحمة وهذا كتاب مصدق لسانا عربيا لينذر الذين ظلموا وبشرى للمحسنين |
| | | Përpara tij ishte Libri i Musaut prijatar dhe mëshirë, kurse ky është Libër në gjuhën arabe që e vërteton atë për t’i qortuar ata të cilët bëjnë keq dhe për t’i gëzuar ata që bëjnë mirë. |
|