نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4507 | 45 | 34 | وقيل اليوم ننساكم كما نسيتم لقاء يومكم هذا ومأواكم النار وما لكم من ناصرين |
| | | dhe, (atyre) u thuhet: “Ne sot po ju qesim në harresë, ashtu siç e keni lënë ju në harresë takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është zjarri dhe, për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi. |
|
4508 | 45 | 35 | ذلكم بأنكم اتخذتم آيات الله هزوا وغرتكم الحياة الدنيا فاليوم لا يخرجون منها ولا هم يستعتبون |
| | | Ky dënim është ngase i keni përqeshur argumentet e Perëndisë, e jeta e kësaj bote ju ka mashtruar. Sot, ata nuk do të nxirren nga zjarri, as që do të kërkohet prej tyre arsyetimi (nuk do të përfillet). |
|
4509 | 45 | 36 | فلله الحمد رب السماوات ورب الأرض رب العالمين |
| | | Falenderimi i përket vetëm Perëndisë. Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës – Zotit të gjithësisë. |
|
4510 | 45 | 37 | وله الكبرياء في السماوات والأرض وهو العزيز الحكيم |
| | | Atij i përket tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. |
|
4511 | 46 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم حم |
| | | Hâ, Mîm. |
|
4512 | 46 | 2 | تنزيل الكتاب من الله العزيز الحكيم |
| | | (Kjo është) Shpallja e Librit prej Perëndisë, të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm! |
|
4513 | 46 | 3 | ما خلقنا السماوات والأرض وما بينهما إلا بالحق وأجل مسمى والذين كفروا عما أنذروا معرضون |
| | | Ne, kemi krijuar qiejt dhe Tokën dhe çka gjendet në mes tyre – me qëllim të plotë dhe me afat të caktuar, por mohuesit shmagen nga ajo që u është paralajmëruar. |
|
4514 | 46 | 4 | قل أرأيتم ما تدعون من دون الله أروني ماذا خلقوا من الأرض أم لهم شرك في السماوات ائتوني بكتاب من قبل هذا أو أثارة من علم إن كنتم صادقين |
| | | Thuaju (atyre): “Më tregoni ju për ata që i adhuroni, pos Perëndisë? Më dëftoni ju se çka kanë krijuar ata në Tokë, apo a kanë ndonjë pjesëmarrje ata në (krijimin) e qiejve? Ma sillni Librin e shpallur para këtij (Kur’anit) apo vetëm ndonjë gjurmë nga dijenia, nëse jeni të vërtetë”. |
|
4515 | 46 | 5 | ومن أضل ممن يدعو من دون الله من لا يستجيب له إلى يوم القيامة وهم عن دعائهم غافلون |
| | | Kush është më i humbur se ata, të cilët, pos Perëndisë, u luten atyre të cilët nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit, e ata janë të pakujdesshëm ndaj lutjes së tyre. |
|
4516 | 46 | 6 | وإذا حشر الناس كانوا لهم أعداء وكانوا بعبادتهم كافرين |
| | | E, kur të ringjallen njerëzit, ata (të adhuruarit, pos Perëndisë), do të jenë armiq të tyre (adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre. |
|