نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4461 | 44 | 47 | خذوه فاعتلوه إلى سواء الجحيم |
| | | (engjëjve u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe shpieni në mes të xhehennemit, |
|
4462 | 44 | 48 | ثم صبوا فوق رأسه من عذاب الحميم |
| | | e, pastaj, për dënim, hedhni mbi kokën e tyre ujë të vluar!” |
|
4463 | 44 | 49 | ذق إنك أنت العزيز الكريم |
| | | (I thuhet atij): “Shijoje, (dënimin), meqë ti je, “i fuqishëm” dhe “fisnik” (me hamendjen tënde), |
|
4464 | 44 | 50 | إن هذا ما كنتم به تمترون |
| | | kjo është, me të vërtetë, ajo në të cilën keni dyshuar ju!” |
|
4465 | 44 | 51 | إن المتقين في مقام أمين |
| | | E, ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt, |
|
4466 | 44 | 52 | في جنات وعيون |
| | | në mes kopshtijeve dhe burimeve, |
|
4467 | 44 | 53 | يلبسون من سندس وإستبرق متقابلين |
| | | të veshur me petka (rroba) mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke ndejtur të ulur njëri karshi tjetrit. |
|
4468 | 44 | 54 | كذلك وزوجناهم بحور عين |
| | | Kështu (do të jenë të shpërblyer), dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri, sy bukur. |
|
4469 | 44 | 55 | يدعون فيها بكل فاكهة آمنين |
| | | Aty do të kërkojnë çfarë pemësh dëshirojnë, e do të kënaqen (duke qenë të sigurt); |
|
4470 | 44 | 56 | لا يذوقون فيها الموت إلا الموتة الأولى ووقاهم عذاب الجحيم |
| | | në to (xhennete), nuk do ta shijojnë vdekjen, pos vdekjes së parë (në këtë botë) dhe i ruan (Perëndia) prej dënimit të xhehennemit, |
|