نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4251 | 41 | 33 | ومن أحسن قولا ممن دعا إلى الله وعمل صالحا وقال إنني من المسلمين |
| | | Po kush flet më bukur se ai i cili të thërret tek All-llahu, bën vepra të mira dhe thotë: “Unë jam me të vërtetë musliman”. |
|
4252 | 41 | 34 | ولا تستوي الحسنة ولا السيئة ادفع بالتي هي أحسن فإذا الذي بينك وبينه عداوة كأنه ولي حميم |
| | | E mira dhe e keqja nuk janë njëlloj. Të keqen ktheje me të mië, andaj armiku yt menjëherë do të bëhet mik i sinqertë. |
|
4253 | 41 | 35 | وما يلقاها إلا الذين صبروا وما يلقاها إلا ذو حظ عظيم |
| | | Atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse durimtarët, dhe atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse ai që ka shumë fat. |
|
4254 | 41 | 36 | وإما ينزغنك من الشيطان نزغ فاستعذ بالله إنه هو السميع العليم |
| | | Dhe nëse djalli fillon të të mashtrojë, ti kërko mbështetje tek All-llahu, sepse Ai njëmend dëgjon dhe sheh shumë. |
|
4255 | 41 | 37 | ومن آياته الليل والنهار والشمس والقمر لا تسجدوا للشمس ولا للقمر واسجدوا لله الذي خلقهن إن كنتم إياه تعبدون |
| | | Njëri nga argumentet e Tij janë nata dhe dita, edhe dielli dhe hëna, mos bëni sexhde as para Diellit as para Hënës, por bini në sexhde për All-llahun, i cili i krijoi ata, nëse dëshironi që vetëm Atë ta adhuroni. |
|
4256 | 41 | 38 | فإن استكبروا فالذين عند ربك يسبحون له بالليل والنهار وهم لا يسأمون |
| | | Por nëse bënë mendjemadhësi, ani! Ata, të cilët janë te Zoti yt (engjujt), lavdërojnë natën dhe ditën dhe nuk lodhen. |
|
4257 | 41 | 39 | ومن آياته أنك ترى الأرض خاشعة فإذا أنزلنا عليها الماء اهتزت وربت إن الذي أحياها لمحيي الموتى إنه على كل شيء قدير |
| | | Një nga argumentet e Tij shtë edhe ai që ti sheh tokën e tharë, por kur në të lëshojmë shiun ajo kthehet dhe mugullon. Ai që e ngjallë atë do t’i ngjallë me siguri edhe të vdekurit, sepse Ai është i gjithfuqishëm për çdo gjë. |
|
4258 | 41 | 40 | إن الذين يلحدون في آياتنا لا يخفون علينا أفمن يلقى في النار خير أم من يأتي آمنا يوم القيامة اعملوا ما شئتم إنه بما تعملون بصير |
| | | Ata të cilët i shtrembërojnë argumentet tona, nuk do të na fshihen. A do të jetë më mirë ai që të hudhet në zjarr apo ai i cili në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? Punoni çka të doni, Ai pa dyshim sheh se çka punoni. |
|
4259 | 41 | 41 | إن الذين كفروا بالذكر لما جاءهم وإنه لكتاب عزيز |
| | | Ata që e mohuan Kur’anin, pasi që u pat ardhur, e ai është me të vërtetë libër i dashur, |
|
4260 | 41 | 42 | لا يأتيه الباطل من بين يديه ولا من خلفه تنزيل من حكيم حميد |
| | | Që nuk i vjen gënjeshtër nga asnjë anë, është shpallje nga një i Urtë i Lavdishëm. |
|