نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4168 | 40 | 35 | الذين يجادلون في آيات الله بغير سلطان أتاهم كبر مقتا عند الله وعند الذين آمنوا كذلك يطبع الله على كل قلب متكبر جبار |
| | | Ata, të cilët polemizojnë për argumentet e All-llahut, pa u ardhur asnjë argument. Kjo është nënçmim i madh te All-llahu dhe te ata që besojnë. Ashtu All-llahu vulos zemrat e çdo arroganti përbuzës”. |
|
4169 | 40 | 36 | وقال فرعون يا هامان ابن لي صرحا لعلي أبلغ الأسباب |
| | | “O Haman, - tha Faraoni, - ndërtoma një pyrg, ndoshta po arrijë të gjejë rrugët, |
|
4170 | 40 | 37 | أسباب السماوات فأطلع إلى إله موسى وإني لأظنه كاذبا وكذلك زين لفرعون سوء عمله وصد عن السبيل وما كيد فرعون إلا في تباب |
| | | Rrugët e qiellit, dhe të ngjitem te Zoti i Musaut, sepse unë, njëmend, konsideoj se është rrenacak”. Dhe, ja, ashtu Faraonit i janë dukur të mira veprat e veta të këqia dhe i është shmangur rrugës, dhe dredhia e Faraonit është vetëm shkatërrim. |
|
4171 | 40 | 38 | وقال الذي آمن يا قوم اتبعون أهدكم سبيل الرشاد |
| | | Kurse ai besimtari tha: “O populli im, më pasoni mua t’iu drejtoj në rrugë të drejtë! |
|
4172 | 40 | 39 | يا قوم إنما هذه الحياة الدنيا متاع وإن الآخرة هي دار القرار |
| | | O populli im, me të vërtetë kjo jetë është vetëm një kënaqësi, kurse bota tjetër, ajo është shtëpi e përhershme. |
|
4173 | 40 | 40 | من عمل سيئة فلا يجزى إلا مثلها ومن عمل صالحا من ذكر أو أنثى وهو مؤمن فأولئك يدخلون الجنة يرزقون فيها بغير حساب |
| | | Kush bën keq do të dënohet vetëm sipas asaj që ka bërë, e kush bënë mirë – qoftë mashkull apo femër dhe është besimtar, ata hyjnë në xhennet, dhe aty do të furnizohen pa kufizim. |
|
4174 | 40 | 41 | ويا قوم ما لي أدعوكم إلى النجاة وتدعونني إلى النار |
| | | O populli im, ç’është me mua, iu thërras t’iu shpëtojë e ju më thirni në zjarr. |
|
4175 | 40 | 42 | تدعونني لأكفر بالله وأشرك به ما ليس لي به علم وأنا أدعوكم إلى العزيز الغفار |
| | | Më thërrisni të mohoj All-llahun dhe t’i bëj shok, për çka unë kurrgjë nuk di, kurse unë ju ftoj te i forti që fal shumë. |
|
4176 | 40 | 43 | لا جرم أنما تدعونني إليه ليس له دعوة في الدنيا ولا في الآخرة وأن مردنا إلى الله وأن المسرفين هم أصحاب النار |
| | | Nuk ka fare dyshim se ai, për ku më thërrisni mua, nuk u përgjigjet as në këtë botë e as në botën tjetër; dhe ne do të kthehemi tek All-llahu, kurse ata që e teprojnë janë banorë të zjarrit. |
|
4177 | 40 | 44 | فستذكرون ما أقول لكم وأفوض أمري إلى الله إن الله بصير بالعباد |
| | | Juve do t’iu kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë All-llahut. All-llahu, me të vërtetë, i sheh njerëzit”. |
|