نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4119 | 39 | 61 | وينجي الله الذين اتقوا بمفازتهم لا يمسهم السوء ولا هم يحزنون |
| | | All-llahu do t’i shpëtojë ata të cilët janë ruajtur me vepra të mira. Nuk do ti prek e keqe dhe nuk ka pikëllim për ata. |
|
4120 | 39 | 62 | الله خالق كل شيء وهو على كل شيء وكيل |
| | | All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës i Gjithësisë. |
|
4121 | 39 | 63 | له مقاليد السماوات والأرض والذين كفروا بآيات الله أولئك هم الخاسرون |
| | | Në duar të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Kurse ata të cilët mohojnë faktet e All-llahut, ata janë plotësisht të humbur! |
|
4122 | 39 | 64 | قل أفغير الله تأمروني أعبد أيها الجاهلون |
| | | Thuaj: “O të paditur, o injorantë, a mua më urdhëroni të adhuroj tjetër në vend të All-llahut!? |
|
4123 | 39 | 65 | ولقد أوحي إليك وإلى الذين من قبلك لئن أشركت ليحبطن عملك ولتكونن من الخاسرين |
| | | Ty të është shpallur si edhe atyre përpara teje: “Nëse i bën shok All-llahut, veprat tua gjithësesi janë të kota dhe ti do të jesh i humbur krejtësisht. |
|
4124 | 39 | 66 | بل الله فاعبد وكن من الشاكرين |
| | | Prandaj, vetëm All-llahun adhuro dhe jij mirënjohës! |
|
4125 | 39 | 67 | وما قدروا الله حق قدره والأرض جميعا قبضته يوم القيامة والسماوات مطويات بيمينه سبحانه وتعالى عما يشركون |
| | | Ata nuk e çmojnë All-llahun ashtu si duhet çmuar atë; Kurse tërë toka, në Ditën e Gjykimit, do të jetë në duart e tij, ndërsa qiejt do të jenë të mbështjellur në forcën e tij. Ai qoftë lartësuar shumë lart mbi ata që i bëjnë shok! |
|
4126 | 39 | 68 | ونفخ في الصور فصعق من في السماوات ومن في الأرض إلا من شاء الله ثم نفخ فيه أخرى فإذا هم قيام ينظرون |
| | | Dhe do t’i fryhet surit dhe do të mbesin në vend gjithçka ka në qiej edhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu; pastaj së dyti do të fryhet në sur dhe ata menjëherë do të ngrihen dhe të presin. |
|
4127 | 39 | 69 | وأشرقت الأرض بنور ربها ووضع الكتاب وجيء بالنبيين والشهداء وقضي بينهم بالحق وهم لا يظلمون |
| | | Edhe Toka do të shkëlqejë me dritën e Zotit të vet, do të vihet Libri, do të sillen profetët dhe dëshmitarët dhe të tërë do të gjykohen me drejtësi, atyre nuk u bëhet padrejtësi. |
|
4128 | 39 | 70 | ووفيت كل نفس ما عملت وهو أعلم بما يفعلون |
| | | Dhe secilit do t’i jipet çka ka punuar, sepse Ai e di se çka punojnë. |
|