نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4085 | 39 | 27 | ولقد ضربنا للناس في هذا القرآن من كل مثل لعلهم يتذكرون |
| | | Dhe, me të vërtetë, u kemi sjellë njerëzve shembuj në këtë Kur’an për çdo gjë, për t’u këshilluar, |
|
4086 | 39 | 28 | قرآنا عربيا غير ذي عوج لعلهم يتقون |
| | | në Kur’anin në gjuhën arabe, në të cilin nuk ka kurrfarë kundërthëniesh, e që t’i druajnë Zotit të tyre. |
|
4087 | 39 | 29 | ضرب الله مثلا رجلا فيه شركاء متشاكسون ورجلا سلما لرجل هل يستويان مثلا الحمد لله بل أكثرهم لا يعلمون |
| | | Perëndia ka sjelël si shembull (krahasimi) njeriun (robin), i cili ka shumë bashkëpronarë të padurueshëm që e kundërshtojnë njëri-tjetrin dhe njeriun (robin), i cili (i takon) vetëm një pronari (dhe e dëgjon vetëm atë). A është pozita e këtyre dyve e barabartë? Lavdi Perëndië, nuk është (e barabartë), por shumica e tyre nuk e dinë këtë! |
|
4088 | 39 | 30 | إنك ميت وإنهم ميتون |
| | | Me të vërtetë, do të vdesësh ti, e me të vërtetë, do të vdesin edhe ata, |
|
4089 | 39 | 31 | ثم إنكم يوم القيامة عند ربكم تختصمون |
| | | e pastaj, në Ditën e gjykimit, te Zoti juaj do të polemizoni. |
|
4090 | 39 | 32 | فمن أظلم ممن كذب على الله وكذب بالصدق إذ جاءه أليس في جهنم مثوى للكافرين |
| | | Kush është më i keq se ai që gënjen (trillon) për Perëndinë dhe konsideron gënjeshtër të Vërtetën (Kur’anin), kur i erdhi ajo? A nuk është skëterra vendstrehim për mohuesit? |
|
4091 | 39 | 33 | والذي جاء بالصدق وصدق به أولئك هم المتقون |
| | | E, ai që ka sjellë të Vërtetën (Muhammedi) dhe (ata) që i kanë besuar asaj janë të ruajtur (nga të këqiat), |
|
4092 | 39 | 34 | لهم ما يشاءون عند ربهم ذلك جزاء المحسنين |
| | | ata do të kenë, çka të duan te Zoti i tyre; e ky është shpërblim për bamirësit, |
|
4093 | 39 | 35 | ليكفر الله عنهم أسوأ الذي عملوا ويجزيهم أجرهم بأحسن الذي كانوا يعملون |
| | | që Zoti t’ua mbulojë atyre veprimet më të këqia që i kanë bërë dhe t’i shpërblejë për veprat më të mira që i kanë bërë. |
|
4094 | 39 | 36 | أليس الله بكاف عبده ويخوفونك بالذين من دونه ومن يضلل الله فما له من هاد |
| | | A nuk i mjafton Zoti robit të Vet? E ata të frikojnë ty me zotëra, pos Tij (Perëndisë). Kë e shpie Perëndia në humbje për të ska kurrfarë udhëzuesi. |
|