نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
4058 | 38 | 88 | ولتعلمن نبأه بعد حين |
| | | Dhe ju me siguri së shpejti do ta merrni vesh porosinë e tij”. |
|
4059 | 39 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم تنزيل الكتاب من الله العزيز الحكيم |
| | | Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti, i urti. |
|
4060 | 39 | 2 | إنا أنزلنا إليك الكتاب بالحق فاعبد الله مخلصا له الدين |
| | | ne me të vërtetë ta shpallëm ty Librin me të vërteta, prandaj adhuro vetëm All-llahun me sinqeritet në fe të tij! |
|
4061 | 39 | 3 | ألا لله الدين الخالص والذين اتخذوا من دونه أولياء ما نعبدهم إلا ليقربونا إلى الله زلفى إن الله يحكم بينهم في ما هم فيه يختلفون إن الله لا يهدي من هو كاذب كفار |
| | | A nuk është feja e All-llahut e sinqertë? Ndërkaq ata të cilët, në vend të Atij, marrin mbrojtës: “Ne i adhurojmë ata vetëm të na afrojnë sa më shumë te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykojë për atë që kanë kundërshtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton në rrugë të drejtë atë që është rrenacak dhe mosbesimtar. |
|
4062 | 39 | 4 | لو أراد الله أن يتخذ ولدا لاصطفى مما يخلق ما يشاء سبحانه هو الله الواحد القهار |
| | | Të kish dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte sipas dëshirës së vet atë që e ka krijuar vetë. Qoftë lartësuar Ai! Ai është All-llahu, i vetmi fuqiplotë. |
|
4063 | 39 | 5 | خلق السماوات والأرض بالحق يكور الليل على النهار ويكور النهار على الليل وسخر الشمس والقمر كل يجري لأجل مسمى ألا هو العزيز الغفار |
| | | Ka krijuar realisht qiej dhe tokën; Ai me natën mbështjell ditën dhe me ditën mbështjell natën. I ka nënshtruar diellin dhe hënën. Secili lëviz në afat të caktuar. A nuk është Ai i fortë dhe që fal shumë?! |
|
4064 | 39 | 6 | خلقكم من نفس واحدة ثم جعل منها زوجها وأنزل لكم من الأنعام ثمانية أزواج يخلقكم في بطون أمهاتكم خلقا من بعد خلق في ظلمات ثلاث ذلكم الله ربكم له الملك لا إله إلا هو فأنى تصرفون |
| | | Ju krijoi prej një njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij për jetë, dhe Ai juve ju ka dhënë tetë çifte kafshësh. Edhe juve ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijesë pas krijese, njëra pas tjetrës, në tre mbështjellës. Ai është All-llahu, Zoti juaj. Pushteti është i tij; nuk ka Zot përveç Atij. E ku po shkoni pra? |
|
4065 | 39 | 7 | إن تكفروا فإن الله غني عنكم ولا يرضى لعباده الكفر وإن تشكروا يرضه لكم ولا تزر وازرة وزر أخرى ثم إلى ربكم مرجعكم فينبئكم بما كنتم تعملون إنه عليم بذات الصدور |
| | | Në qoftë se ju mohoni, ani! All-llahu është i pasur edhe pa ju, por nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të vet. E nëse i jeni mirënjohës është i kënaqur me ju. Ndërkaq asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Mandej te Zoti juaj do të ktheheni, andaj do t’ju informojë se çka keni bërë. Me siguri Ai di shumë mirë ç’keni në krahëror. |
|
4066 | 39 | 8 | وإذا مس الإنسان ضر دعا ربه منيبا إليه ثم إذا خوله نعمة منه نسي ما كان يدعو إليه من قبل وجعل لله أندادا ليضل عن سبيله قل تمتع بكفرك قليلا إنك من أصحاب النار |
| | | Kur e godit njeriun ndonjë e papritur drejtohet Zotit të vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e mëshiron ai e harron atë të cilit më parë i është lutur dhe i bën shok All-llahut për t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd se pa dyshim je nga banorët e zjarrit”. |
|
4067 | 39 | 9 | أمن هو قانت آناء الليل ساجدا وقائما يحذر الآخرة ويرجو رحمة ربه قل هل يستوي الذين يعلمون والذين لا يعلمون إنما يتذكر أولو الألباب |
| | | Apo është ai i cili orët e natës i kalon me fytyrë në tokë, (në lutje) duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit”. |
|