نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3684 | 35 | 24 | إنا أرسلناك بالحق بشيرا ونذيرا وإن من أمة إلا خلا فيها نذير |
| | | Ne të kemi dërguar me një të vërtetë që të sjellësh sihariqe dhe të qortosh, se nuk ka asnjë popull, të cilit, nuk i ka ardhur profet. |
|
3685 | 35 | 25 | وإن يكذبوك فقد كذب الذين من قبلهم جاءتهم رسلهم بالبينات وبالزبر وبالكتاب المنير |
| | | Në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ani – edh ata përpara tyre i kanë përgënjeshtruar, kurse profetët e tyre u sjellnin argumente të qarta; edhe broshura edhe Librin e ndritur. |
|
3686 | 35 | 26 | ثم أخذت الذين كفروا فكيف كان نكير |
| | | Pastaj i rrëmbeva ata të cilët nuk besuan dhe me çfarë dënimi se! |
|
3687 | 35 | 27 | ألم تر أن الله أنزل من السماء ماء فأخرجنا به ثمرات مختلفا ألوانها ومن الجبال جدد بيض وحمر مختلف ألوانها وغرابيب سود |
| | | A nuk e sheh se All-llahu nga qielli lëshon ujin dhe ne me të krijojmë frute ngjyrash të ndryshme, kurse në male ka rrugica të bardha a të kuqe, me ngjyra të ndyrshme, por edhe krejtësisht të zeza. |
|
3688 | 35 | 28 | ومن الناس والدواب والأنعام مختلف ألوانه كذلك إنما يخشى الله من عباده العلماء إن الله عزيز غفور |
| | | Ka gjithashtu edhe njerëz edhe gjallesa e kafshë ngjyrash të ndryshme. Por All-llahut, nga robërit e tij, i frikësohen të dijshmit. All-llahu është, njëmend i fortë dhe fal. |
|
3689 | 35 | 29 | إن الذين يتلون كتاب الله وأقاموا الصلاة وأنفقوا مما رزقناهم سرا وعلانية يرجون تجارة لن تبور |
| | | Ata që lexojnë Librin e All-llahut, kryejnë namazin dhe japin fshehtazi dhe haptazi, nga ajo që i kemi furnizuar ne, mund të shpresojnë në tregti që nuk humbet. |
|
3690 | 35 | 30 | ليوفيهم أجورهم ويزيدهم من فضله إنه غفور شكور |
| | | Se Ai do t’ua plotësojë shpërblimet, madje nga mirësia e tij u jep edhe më tepër, Ai, vërtet, fal shumë dhe është mirënjohës. |
|
3691 | 35 | 31 | والذي أوحينا إليك من الكتاب هو الحق مصدقا لما بين يديه إن الله بعباده لخبير بصير |
| | | Kurse ajo që të shpallim prej Librit, ajo është e vërtetë e kulluar, që vërteton saktësinë edhe të atyre para tij. Me të vërtetë All-llahu për robërit e vet është i informuar dhe sheh shumë. |
|
3692 | 35 | 32 | ثم أورثنا الكتاب الذين اصطفينا من عبادنا فمنهم ظالم لنفسه ومنهم مقتصد ومنهم سابق بالخيرات بإذن الله ذلك هو الفضل الكبير |
| | | Pastaj u lëmë trashëgim Librin atyre njerëzve tanë, të cilët i kemi zgjedhur; ka prej atyre që i bëjnë krim vetes, ka prej atyre që janë mesatar, por ka edhe të atillë, të cilët me vullnetin e All-llahut tejkalojnë me vepra të mira. Ajo është mirësi e madhe. |
|
3693 | 35 | 33 | جنات عدن يدخلونها يحلون فيها من أساور من ذهب ولؤلؤا ولباسهم فيها حرير |
| | | Kopshte të Adnit, në të cilat do të hynë dhe do të stolisen me rrathë të arit dhe diamante kurse teshat do t’i kenë prej mëndafshi. |
|