نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3643 | 34 | 37 | وما أموالكم ولا أولادكم بالتي تقربكم عندنا زلفى إلا من آمن وعمل صالحا فأولئك لهم جزاء الضعف بما عملوا وهم في الغرفات آمنون |
| | | As pasuria juaj, as fëmijët tuaj, nuk janë ata që do t’ju afrojnë në pozitë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira. Për ta shpërblimi është i shumëfishtë, për atë që kanë punuar, dhe ata do të jenë të sigurtë në dhomat e larta të xhennetit. |
|
3644 | 34 | 38 | والذين يسعون في آياتنا معاجزين أولئك في العذاب محضرون |
| | | E, ata që përpiqen t’i thyejnë argumentt Tona, duke menduar se nuk do të mund t’i dënojmë, ata do të dënohen. |
|
3645 | 34 | 39 | قل إن ربي يبسط الرزق لمن يشاء من عباده ويقدر له وما أنفقتم من شيء فهو يخلفه وهو خير الرازقين |
| | | Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im, i jep furnizim të bollshëm kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë prej tyre; e, Ai ua kompenson atë që e ndani ju; dhe Ai është më i miri furnizues”. |
|
3646 | 34 | 40 | ويوم يحشرهم جميعا ثم يقول للملائكة أهؤلاء إياكم كانوا يعبدون |
| | | Dhe, (kujtoje) atë Ditë kur do t’i tubojë të gjithë e pastaj u thotë engjëjve: “Vallë, a këta ju kanë adhuruar juve?” |
|
3647 | 34 | 41 | قالوا سبحانك أنت ولينا من دونهم بل كانوا يعبدون الجن أكثرهم بهم مؤمنون |
| | | (engjëjt) thonë: “Qofsh i lavdëruar Ti o Zoti ynë! Na, ty të adhurojmë, e me ata s’kemi asgjë. Aa i adhuronin xhindët dhe shumica e mohuesve u besonin (fjalëve) të tyre (të xhindëve)”. |
|
3648 | 34 | 42 | فاليوم لا يملك بعضكم لبعض نفعا ولا ضرا ونقول للذين ظلموا ذوقوا عذاب النار التي كنتم بها تكذبون |
| | | E, sot, nuk do të mund t’i bëni as dobi as dëm njëri-tjetrit. E Ne, do t’ju themi zullumqarëve: “Shijoni dënimin e zjarrit të cilin e keni konsideruar gënjeshtër!” |
|
3649 | 34 | 43 | وإذا تتلى عليهم آياتنا بينات قالوا ما هذا إلا رجل يريد أن يصدكم عما كان يعبد آباؤكم وقالوا ما هذا إلا إفك مفترى وقال الذين كفروا للحق لما جاءهم إن هذا إلا سحر مبين |
| | | E, kur ju lexohen atyre ajetet Tona të qarta, ata thonë: “Ky është vetëm njeri, që dëshiron t’ju pengojë nga ajo që etërit tuaj kanë adhuruar”, dhe ata thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër pos gënjeshtër e trilluar!” Dhe, thonë ata që nuk besojnë të Vërtetën (Kur’anin) pasi ju ka ardhur: “Kjo është vetëm magji e qartë!” |
|
3650 | 34 | 44 | وما آتيناهم من كتب يدرسونها وما أرسلنا إليهم قبلك من نذير |
| | | Dhe, Ne, nuk u kemi dërguar (banorëve të Mekkes) asnjë libër, për ta mësuar ata, dhe Ne nuk u kemi dërguar atyre para Teje, asnjë paralajmërues. |
|
3651 | 34 | 45 | وكذب الذين من قبلهم وما بلغوا معشار ما آتيناهم فكذبوا رسلي فكيف كان نكير |
| | | Ata që kanë qenë para tyre, i kanë konsideruar gënjeshtarë (pejgamberët). Ata nuk kanë arritur as të dhjetën e asaj që u kemi dhënë Ne (fuqi dhe jetë të gjatë), e megjithatë, i kanë konsideruar gënjeshtarë pejgamberët e Mi, e çfarë ka qenë dënimi Im (ndaj tyre)! |
|
3652 | 34 | 46 | قل إنما أعظكم بواحدة أن تقوموا لله مثنى وفرادى ثم تتفكروا ما بصاحبكم من جنة إن هو إلا نذير لكم بين يدي عذاب شديد |
| | | Thuaj (o Muhammed!): “Unë ju këhsilloj vetëm me një gjë: ngrituni sinqerisht për Perëndinë, dy nga dy, ose një nga një e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhammedin) që nuk është i çmendur. Ai për ju është vetëm paralajmërues, para dënimit të rëndë. |
|