نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3616 | 34 | 10 | ولقد آتينا داوود منا فضلا يا جبال أوبي معه والطير وألنا له الحديد |
| | | Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë). |
|
3617 | 34 | 11 | أن اعمل سابغات وقدر في السرد واعملوا صالحا إني بما تعملون بصير |
| | | (I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familja e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni. |
|
3618 | 34 | 12 | ولسليمان الريح غدوها شهر ورواحها شهر وأسلنا له عين القطر ومن الجن من يعمل بين يديه بإذن ربه ومن يزغ منهم عن أمرنا نذقه من عذاب السعير |
| | | Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë. |
|
3619 | 34 | 13 | يعملون له ما يشاء من محاريب وتماثيل وجفان كالجواب وقدور راسيات اعملوا آل داوود شكرا وقليل من عبادي الشكور |
| | | I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjëta) sikurse rezervuare, enë (kazana) të palëvizshme. veproni duke falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës. |
|
3620 | 34 | 14 | فلما قضينا عليه الموت ما دلهم على موته إلا دابة الأرض تأكل منسأته فلما خر تبينت الجن أن لو كانوا يعلمون الغيب ما لبثوا في العذاب المهين |
| | | E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë. |
|
3621 | 34 | 15 | لقد كان لسبإ في مسكنهم آية جنتان عن يمين وشمال كلوا من رزق ربكم واشكروا له بلدة طيبة ورب غفور |
| | | Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës. |
|
3622 | 34 | 16 | فأعرضوا فأرسلنا عليهم سيل العرم وبدلناهم بجنتيهم جنتين ذواتي أكل خمط وأثل وشيء من سدر قليل |
| | | Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjdhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërram në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër. |
|
3623 | 34 | 17 | ذلك جزيناهم بما كفروا وهل نجازي إلا الكفور |
| | | Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit. |
|
3624 | 34 | 18 | وجعلنا بينهم وبين القرى التي باركنا فيها قرى ظاهرة وقدرنا فيها السير سيروا فيها ليالي وأياما آمنين |
| | | Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të parshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën. |
|
3625 | 34 | 19 | فقالوا ربنا باعد بين أسفارنا وظلموا أنفسهم فجعلناهم أحاديث ومزقناهم كل ممزق إن في ذلك لآيات لكل صبار شكور |
| | | Po ata thanë: “Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!” E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës. |
|