نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3514 | 32 | 11 | قل يتوفاكم ملك الموت الذي وكل بكم ثم إلى ربكم ترجعون |
| | | Thuaju: “Engjëlli i vdekjes, i cili është i autorizuar për atë, do t’ju marrë shpirtin e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”. |
|
3515 | 32 | 12 | ولو ترى إذ المجرمون ناكسو رءوسهم عند ربهم ربنا أبصرنا وسمعنا فارجعنا نعمل صالحا إنا موقنون |
| | | T’i kishe parë mëkatarët se si ulin kokat para Zotit të tyre, “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj na kthe të bëjmë vepra të mira. Ne me të vërtetë jemi të bindur”, |
|
3516 | 32 | 13 | ولو شئنا لآتينا كل نفس هداها ولكن حق القول مني لأملأن جهنم من الجنة والناس أجمعين |
| | | Të kishim dashur, secilin njeri do ta kishim udhëzuar në rrugë të drejtë, porse unë kam thënë të vërtetën, e gjithsesi do ta mbush xhehennemin me xhind dhe njerëz! |
|
3517 | 32 | 14 | فذوقوا بما نسيتم لقاء يومكم هذا إنا نسيناكم وذوقوا عذاب الخلد بما كنتم تعملون |
| | | Andaj shijone atë që e kishit harruar se keni për t’u ballafaquar me këtë ditë. Edhe Ne ju kemi harruar, prandaj ju shijone dënimin e përjetshëm, ashtu si e keni bërë. |
|
3518 | 32 | 15 | إنما يؤمن بآياتنا الذين إذا ذكروا بها خروا سجدا وسبحوا بحمد ربهم وهم لا يستكبرون |
| | | Fakteve tona u besojnë vetëm ata të cilët kur u tërhiqet vërejtja atyre bien në sexhde dhe e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk janë arrogantë. |
|
3519 | 32 | 16 | تتجافى جنوبهم عن المضاجع يدعون ربهم خوفا وطمعا ومما رزقناهم ينفقون |
| | | Ata ngrihen nga dysheku dhe i luten Zotit të tyre me frikë e respekt, shpërndajnë nga ajo me çka i furnizojmë ne. |
|
3520 | 32 | 17 | فلا تعلم نفس ما أخفي لهم من قرة أعين جزاء بما كانوا يعملون |
| | | Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin si shpërblim për atë që kanë punuar. |
|
3521 | 32 | 18 | أفمن كان مؤمنا كمن كان فاسقا لا يستوون |
| | | Vallë, a të jenë njëlloj besimtari e mëkatari? Jo! Nuk janë të barabart. |
|
3522 | 32 | 19 | أما الذين آمنوا وعملوا الصالحات فلهم جنات المأوى نزلا بما كانوا يعملون |
| | | Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i presin xhennete, ku do të vendosen, si shpërblm për atë që kanë punuar, |
|
3523 | 32 | 20 | وأما الذين فسقوا فمأواهم النار كلما أرادوا أن يخرجوا منها أعيدوا فيها وقيل لهم ذوقوا عذاب النار الذي كنتم به تكذبون |
| | | Kurse, ata që kanë bërë mëkate e kanë vendin në zjarr. Sa herë që provojnë të dalin prej tij, do të kthehen prapë në te dhe do t’u thuhet: “Shijone dënimin e zjarrit, të cilin nuk e keni besuar”. |
|