نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
352 | 3 | 59 | إن مثل عيسى عند الله كمثل آدم خلقه من تراب ثم قال له كن فيكون |
| | | Rasti i Isait, tek All-llahu është njëlloj sikur rasti i Ademit: e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Bëhu” dhe ai u bë. |
|
353 | 3 | 60 | الحق من ربك فلا تكن من الممترين |
| | | E vërteta është nga Zoti yt, prandaj mos dysho! |
|
354 | 3 | 61 | فمن حاجك فيه من بعد ما جاءك من العلم فقل تعالوا ندع أبناءنا وأبناءكم ونساءنا ونساءكم وأنفسنا وأنفسكم ثم نبتهل فنجعل لعنت الله على الكاذبين |
| | | E kush të kundërvihet lidhur me këtë, pasi që të erdhi dijenia, thuaj: “Ejani, do t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, edhe gratë tona edhe gratë tuaja, madje edhe en me gjithë ju bashkë do të lutemi me gjithë zemër ta hedhim mallkimin e All-llahut mbi përgënjeshtarët.” |
|
355 | 3 | 62 | إن هذا لهو القصص الحق وما من إله إلا الله وإن الله لهو العزيز الحكيم |
| | | Ky është pa dyshim, rrëfim i vërtetë dhe nuk ka ndonjë tjetër Zot përveç All-llahut. All-llahu është njëmend i fortë, i urtë. |
|
356 | 3 | 63 | فإن تولوا فإن الله عليم بالمفسدين |
| | | Po nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ani, All-llahu me siguri i di mirë ngatrrestarët. |
|
357 | 3 | 64 | قل يا أهل الكتاب تعالوا إلى كلمة سواء بيننا وبينكم ألا نعبد إلا الله ولا نشرك به شيئا ولا يتخذ بعضنا بعضا أربابا من دون الله فإن تولوا فقولوا اشهدوا بأنا مسلمون |
| | | Thuaj: “O ithtarë të Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët edhe për ne edhe për ju; që të mos adhurojmë tjetër përveç All-llahut, asnjë send të mos ia bëjmë shok dhe mos trajtojmë njëri-tjetrin si zotër në vend të All-llahut. E nëse ata kthejn kryet anash, thuani: “Dëshmone se ne njëmend jemi muslimanë”! |
|
358 | 3 | 65 | يا أهل الكتاب لم تحاجون في إبراهيم وما أنزلت التوراة والإنجيل إلا من بعده أفلا تعقلون |
| | | O ithtarë të Librit, pse po ziheni rreth Ibrahimit? Po a nuk janë shpallur pas tij Tevrati dhe Inxhili? Nuk merrni vesh ju?! |
|
359 | 3 | 66 | ها أنتم هؤلاء حاججتم فيما لكم به علم فلم تحاجون فيما ليس لكم به علم والله يعلم وأنتم لا تعلمون |
| | | Ju jeni ata që diskutoni për çështje për të cilat nuk dini. E pse diskutoni për gjëra që nuk i dini? All-llahu i di por ju nuk i dini. |
|
360 | 3 | 67 | ما كان إبراهيم يهوديا ولا نصرانيا ولكن كان حنيفا مسلما وما كان من المشركين |
| | | Ibrahimi nuk ishte as ebrej as i krishterë, por vetëm musliman, besëdrejtë, dhe nuk ishte politeist. |
|
361 | 3 | 68 | إن أولى الناس بإبراهيم للذين اتبعوه وهذا النبي والذين آمنوا والله ولي المؤمنين |
| | | Më të afërt te Ibrahimi janë ata, të cilët ndoqën rrugën e tij, edhe ky Profet dhe ata që kanë besuar. Ndërkaq, All-llahu është dashamir i besimtarëve. |
|