نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3489 | 31 | 20 | ألم تروا أن الله سخر لكم ما في السماوات وما في الأرض وأسبغ عليكم نعمه ظاهرة وباطنة ومن الناس من يجادل في الله بغير علم ولا هدى ولا كتاب منير |
| | | A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm. |
|
3490 | 31 | 21 | وإذا قيل لهم اتبعوا ما أنزل الله قالوا بل نتبع ما وجدنا عليه آباءنا أولو كان الشيطان يدعوهم إلى عذاب السعير |
| | | Dhe kur atyre u thuhet: “Pasoni atë që e shpall All-llahu” ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë që gjetëm te prindërit tanë!” E edhe sikur t’i kishte thirrur ata në dënimin e zjarrtë! |
|
3491 | 31 | 22 | ومن يسلم وجهه إلى الله وهو محسن فقد استمسك بالعروة الوثقى وإلى الله عاقبة الأمور |
| | | E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve. |
|
3492 | 31 | 23 | ومن كفر فلا يحزنك كفره إلينا مرجعهم فننبئهم بما عملوا إن الله عليم بذات الصدور |
| | | Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm te Ne, e për atë që vepruan, Ne do t’u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra. |
|
3493 | 31 | 24 | نمتعهم قليلا ثم نضطرهم إلى عذاب غليظ |
| | | Ne u japim të jetojnë pak (në kët botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë. |
|
3494 | 31 | 25 | ولئن سألتهم من خلق السماوات والأرض ليقولن الله قل الحمد لله بل أكثرهم لا يعلمون |
| | | Nëse ti pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: “All-llahu!” thuaj: “All-llahut i qoftë lavdërimi!” Por shumica e tyre nuk dinë. |
|
3495 | 31 | 26 | لله ما في السماوات والأرض إن الله هو الغني الحميد |
| | | Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s’ka nevijë dhe është i lavdishëm. |
|
3496 | 31 | 27 | ولو أنما في الأرض من شجرة أقلام والبحر يمده من بعده سبعة أبحر ما نفدت كلمات الله إن الله عزيز حكيم |
| | | Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur deti t’i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaroni fjalët e All-llahut (do të shterroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekulitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë. |
|
3497 | 31 | 28 | ما خلقكم ولا بعثكم إلا كنفس واحدة إن الله سميع بصير |
| | | Krijimi dhe ringjallja juaj nuk ështëmë e rëndë se krijimi i një qenije (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e isheh veprat e njerëzve. |
|
3498 | 31 | 29 | ألم تر أن الله يولج الليل في النهار ويولج النهار في الليل وسخر الشمس والقمر كل يجري إلى أجل مسمى وأن الله بما تعملون خبير |
| | | A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni. |
|