نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3401 | 29 | 61 | ولئن سألتهم من خلق السماوات والأرض وسخر الشمس والقمر ليقولن الله فأنى يؤفكون |
| | | E, nëse i pyet ti ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush e nënshtroi Diellin e Hënën?” – ata, me siguri, do të thonë: “Perëndia!” E, kah po arratisen atëherë? |
|
3402 | 29 | 62 | الله يبسط الرزق لمن يشاء من عباده ويقدر له إن الله بكل شيء عليم |
| | | Perëndia, ia zgjëron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Perëndia, me të vërtetë, është i dijshëm për çdo gjë. |
|
3403 | 29 | 63 | ولئن سألتهم من نزل من السماء ماء فأحيا به الأرض من بعد موتها ليقولن الله قل الحمد لله بل أكثرهم لا يعقلون |
| | | E, nëse ti i pyet ata: “Kush e ka zbritur ujin nga qielli, e me te e gjallëron tokën e shkretëruar?” Me siguri, do të thonë ata: “Perëndia!” Thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë. |
|
3404 | 29 | 64 | وما هذه الحياة الدنيا إلا لهو ولعب وإن الدار الآخرة لهي الحيوان لو كانوا يعلمون |
| | | Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër përveç se argëtim dhe lojë. E, me të vërtetë, jeta e botës tjetër është jetë. Sikur ta dinin ata këtë! |
|
3405 | 29 | 65 | فإذا ركبوا في الفلك دعوا الله مخلصين له الدين فلما نجاهم إلى البر إذا هم يشركون |
| | | Kur të hipin në barkë, i lutën Perëndisë sinqerisht, e kur Ai t’i sjellë (shpëtojë) në tokë, përnjëherësh ata i bëjnë shok Atij, |
|
3406 | 29 | 66 | ليكفروا بما آتيناهم وليتمتعوا فسوف يعلمون |
| | | për të mohuar atë që u kemi dhënë Ne dhe për t’u kënaqur. E, shpejt do ta dinë ata! |
|
3407 | 29 | 67 | أولم يروا أنا جعلنا حرما آمنا ويتخطف الناس من حولهم أفبالباطل يؤمنون وبنعمة الله يكفرون |
| | | Vallë, a nuk e vërejnë ata, se Ne e kemi bërë Haramin (Mekken) të sigurtë, kurse njerëzit rreth tij po grabiten (e mbytën)? E, vallë, a po besojnë ata në gjëra të kota, ndërsa dhuntinë e Perëndisë po e mohojnë? |
|
3408 | 29 | 68 | ومن أظلم ممن افترى على الله كذبا أو كذب بالحق لما جاءه أليس في جهنم مثوى للكافرين |
| | | Kush është zullumqar më i madh se ai që trillon gënjeshtra kundër Perëndisë ose mohon të vërtetën që i ka ardhur? Vallë, a nuk është xhehennemi vend për mohuesit? |
|
3409 | 29 | 69 | والذين جاهدوا فينا لنهدينهم سبلنا وإن الله لمع المحسنين |
| | | E, ata që luftojnë (përpiqen) për të mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë. Perëndia, me të vërtetë, është me të mirët! |
|
3410 | 30 | 1 | بسم الله الرحمن الرحيم الم |
| | | Elif, Lám, Mîm. |
|