نتائج البحث: 6236
|
ترتيب الآية | رقم السورة | رقم الآية | الاية |
3394 | 29 | 54 | يستعجلونك بالعذاب وإن جهنم لمحيطة بالكافرين |
| | | Ata kërkojnë prej teje shpejtimin e dënimit; e, me të vërtetë, xhehennemi do t’i përfshijë të gjithë mohuesit – |
|
3395 | 29 | 55 | يوم يغشاهم العذاب من فوقهم ومن تحت أرجلهم ويقول ذوقوا ما كنتم تعملون |
| | | në Ditën kur t’i kaplojë dënimi mbi ta dhe nën këmbët e tyre. Dhe, (engjëlli) thotë: “Shijoni dënimin për atë që keni bërë!” |
|
3396 | 29 | 56 | يا عبادي الذين آمنوا إن أرضي واسعة فإياي فاعبدون |
| | | O robërit e Mi që keni besuar, me të vërtetë, Toka Ime është e gjerë, andaj më adhuroni vetëm Mua! |
|
3397 | 29 | 57 | كل نفس ذائقة الموت ثم إلينا ترجعون |
| | | Çdokush do të shijojë vdekjen dhe pastaj do të ktheheni tek Unë. |
|
3398 | 29 | 58 | والذين آمنوا وعملوا الصالحات لنبوئنهم من الجنة غرفا تجري من تحتها الأنهار خالدين فيها نعم أجر العاملين |
| | | Na, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do t’i vendosim në pallatet e xhennetit, nën të cilët rrjedhin lumenjtë, aty do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa i bukur është shpërblimi i punëtorëve. |
|
3399 | 29 | 59 | الذين صبروا وعلى ربهم يتوكلون |
| | | të cilët kanë duruar dhe janë mbështetur te Zoti i tyre |
|
3400 | 29 | 60 | وكأين من دابة لا تحمل رزقها الله يرزقها وإياكم وهو السميع العليم |
| | | E, sa shtazë ka, të cilat nuk e bartin me vete furnizimin. Perëndia i furnizon ato dhe juve! Ai, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha. |
|
3401 | 29 | 61 | ولئن سألتهم من خلق السماوات والأرض وسخر الشمس والقمر ليقولن الله فأنى يؤفكون |
| | | E, nëse i pyet ti ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush e nënshtroi Diellin e Hënën?” – ata, me siguri, do të thonë: “Perëndia!” E, kah po arratisen atëherë? |
|
3402 | 29 | 62 | الله يبسط الرزق لمن يشاء من عباده ويقدر له إن الله بكل شيء عليم |
| | | Perëndia, ia zgjëron furnizimin kujt të dojë nga robërit e Tij, e dikujt ia zvogëlon. Perëndia, me të vërtetë, është i dijshëm për çdo gjë. |
|
3403 | 29 | 63 | ولئن سألتهم من نزل من السماء ماء فأحيا به الأرض من بعد موتها ليقولن الله قل الحمد لله بل أكثرهم لا يعقلون |
| | | E, nëse ti i pyet ata: “Kush e ka zbritur ujin nga qielli, e me te e gjallëron tokën e shkretëruar?” Me siguri, do të thonë ata: “Perëndia!” Thuaj: “Falenderimi qoftë për Perëndinë!” Por, shumica e tyre nuk mendojnë. |
|